Sistemi i shkollave, koha dhe dokumentacioni përfundimtar për studimet në Gjermani

    453
    Ç’lloje shkollash të larta ekzistojnë në Gjermani?
    Tre lloje kryesore: universitete, institute të larta profesionale dhe shkolla të larta të arte-ve.
    Cilat janë ndryshimet midis këtyre shkollave të larta?
    Në mënyrë shumë të përgjithshme mund të thuhet që studimet në universitete janë më teo-rike dhe më gjata në kohë, studimet në institutet e larta profesionale janë më praktike dhe më të shkurtra. Dhe është e kuptueshme që nuk mund të jepet një vlerësim i përgjithshëm për shkollat e larta të arteve.
    Çfarë lloj diplomash mund të merren në shkollat e larta gjermane?
    Diploma e instituteve të larta profesionale deri tani quhej “Diplom”, ndërsa në universitete deri tani ka patur tre lloje diplomash: “Staatsexamen” për mjekët dhe juristët, “Diplom” për studimet e shkencave natyrore, sociale dhe ato të inxhinierisë, si dhe “Magister” për studi-met e dijeve humane.
    Cili është ndryshimi kryesor midis sistemit shqiptar dhe atij gjerman?
    Në Gjermani shkollat e larta gëzojnë një autonomi relativisht të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo do të thotë që çdo shkollë e lartë ka një profil të ndryshëm, gjë që në shumë raste krijon probleme për studentët e huaj që janë në kërkim të një universiteti ose të studimeve të përshtatshme. Nga ana tjetër shanset për të gjetur një universitet që përmbush maksimalisht dëshirat dhe kërkesat e studenteve janë më të larta. Por cilido qoftë universiteti juaj – në Gjermani mund të jeni të sigurtë se kudo të studioni sipas standarteve më të larta ndërkombetare.
    Financimi i studimeve në Gjermani
    Sa kushtojnë studimet në Gjermani?
    Deri sot studimet në Gjermani kanë qenë falas. Megjithatë, me një vendim të gjykatës më të lartë gjermane në fillim të 2005, universitetet kanë fituar të drejtën për të marrin taksa nga studentët. Aktualisht nuk është e qartë se sa duhet të paguajnë studentët, por pritet që taksa të jetë rreth 500 EUR për semestër. Ky sistemi i taksave do të zbatohet që nga viti akademik 2006/2007 në shumicën e rajoneve të Gjermanisë.
    Sa kushton të jetuarit në Gjermani?
    Ekspertët dhe përvoja e deritanishme kanë treguar se 6500.- EUR në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten. Minimumi është 6500.- EUR. Bashkë me taksat e reja të universiteteve kjo shkon deri 7500.- EUR në vit.
    A ka bursa për studime në Gjermani?
    Për fat të keq, oferta për bursa për studime në Gjermani është shumë e kufizuar. Mund të provoni të informoheni në adresën , ku paraqiten disa oferta të kufizuara. Nëse jeni në Gjermani dhe keni marrë nota shumë të mira në të dy vitet e parë, mund të aplikoni për një bursë nga një fondacion politik gjerman.
    Atëherë, të gjitha studimet e mia duhet t’i paguajnë prindërit e mi!?
    Jo gjithmonë. Në Gjermani, studentët e huaj që vinë nga një vend joanëtar i Bashkimit European mund të punojnë 90 ditë në vit. Në këtë mënyrë mund të financoni një pjesë të studimeve tuaja, por jo të gjitha. Studimet në një gjuhë të huaj kërkojnë mjaft angazhim dhe nuk do të keni shumë kohë për të punuar.
    Rruga individuale drejt universitetit ose institutit të lartë profesional
    Çfarë duhet të di nëse dëshiroj të studioj në Gjermani?
    Fillimisht duhet të dini ç’farë dhe ku dëshironi të studioni.
    Kush mund të më ndimojë për të vendosur se çfarë të studioj?
    Përgjigje e shkurtër: Ju vetë. Ju vetë e dini më mirë se kushdo tjetër se për ç’gjëra keni më shumë interes dhe ç’farë drejtimi universitar ju pëlqen më shumë.
    Kush mund të më ndihmojë për të gjetur një universitet ose një institut të lartë profesional që përputhet me interesat e mia?
    Përsëri një përgjigje e shkurtër: Ju vetë. Ndoshta ju keni dëshirë të banoni në një qytet të përcaktuar, ndoshta atje keni familje ose të afërm. Ndoshta keni dëshirë të studioni në një universitet të madh ose preferoni një universitet të vogël.
    Një ndihmë këtu mund t’ju ofrojë interneti: Nën adresën (www.dashochschulran king.de) mund të kërkoni universitetin apo institutin e lartë profesional që përputhet më mirë kërkesat dhe dëshirat tuaja. Ka edhe informacion në anglisht.
    Nëse kërkoni informacion për qytetet në Gjermani, këtë do ta gjeni gjithmonë nën adresa të tilla si p.sh. www.koeln.de (Köln), www.hamburg.de (Hamburg) ose www.berlin.de (Berlin).
    Por unë dua vetëm të shkoj në Gjermani, nuk më interson aspak se çfarë do të studioj atje!
    Me një qëndrim të tillë do të pësoni zhgënjim të madh. Vendimi për të studiuar në një uni-versitet është një vendim që do të ketë ndikim shumë të madh për gjithë jetën tuaj, si në Gjermani ashtu edhe në Shqipëri.
    Gjuha gjermane
    A duhet ta zotëroj gjermanishten nëse dëshiroj të studioj në Gjermani?
    Nëse dëshironi të kryeni studime universitare: Po.
    Nëse doni të kryeni studime pasuniversitare, “master” ose doktoraturë: Jo gjithmonë.
    Sa mirë duhet ta zotëroj gjuhën gjermane?
    “Studienkolleg”-et kërkojnë “njohuri e mirë” – por janë ata vetë që do të përcaktojnë se çfarë kuptohet me “njohuri e mirë”.
    Për të kryer studime në një universitet ose në një institut të lartë profesional, ju keni nev-ojë për njohuri të shkëlqyeshme. Duhet ta provoni duke bërë një provim që quhet “DSH” (Deutsche Sprachprüfung für den Hochschulzugang). “Studienkolleg”-et do t’ju përgatisin për këtë provim i cili mund të quhet një provim i vështirë.
    ****************
    ITALI/ Duhet mbajtur parasysh që regjistrimi vullnetar i referohet vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor
    Si sigurohen studentët për shërbime shëndetësore
    I huaji titullar i një lejeje qëndrimi për studime që dëshiron të përfitojë nga SSN mund të regjistrohet në mënyrë vullnetare duke derdhur kontributin e kërkuar nga autoritetet e shëndetësisë. Derdhja e shumës bëhet përmes një llogarie rrjedhëse postare ose me modelin F24 të caktuar nga Krahina apo Provinca ku është resident apo ka vendbanimin i interesuari.
    Duhet mbajtur parasysh që regjistrimi vullnetar i referohet vitit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Kjo do të thotë që pavarësisht periudhës së vitit kur i huaji bën regjistrimin, shuma që paguan është e njëjta dhe deri në fund të atij viti, pasi është e pamundur të paguash vetëm një pjesë të vitit dhe sigurimi nuk ka efekte mbrapavepruese.
    Për studentin pa familjarë në ngarkim e që nuk ka të ardhura të tjera veç atyre që i vijnë nga ndonjë bursë e mundshme studimi, shuma që duhet paguar është 149,77 euro në vit. Përstudentin me familjarë në ngarkim (p.sh. bashkëshorte apo bij) me qëndrim të rregullt në Itali, shuma llogaritet në bazë të të ardhurave dhe, gjithsesi, nuk mund të jetë më e ulët se387,34 euro.
    Sigal