Sipas vendit dhe kuvendi

1544
Sigal

Kryeqyteti ynë ka shumë lokale e kafene. Ato janë të ndryshme e të veçanta. Ka kafene të fshehura qosheve me karrige druri të çala e tavolina të shtrembra. Nuk janë të rralla lokalet e kafenetë me karrige e tavolina të bukura, të vendosura nën hijen e çadrave
të mëdha shumëngjyrëshe, me emërtime të veçanta, që kanë zënë, jo vetëm mjedisin e lokalit, por e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në trotuaret e rrugëve (edhe pse kryetari i bashkisë të Tiranës ka “urdhëruar, që të lirohen trotuaret, por si duket kryetari, edhe pse i ri në moshë, vuan nga “skleroza”, pasi harron më darkë ato që ka thënë në mëngjes), duke i detyruar qytetarët e gjorë të ushtrojnë stërvitjen
sportive të kapërcimit me pengesa.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf