Sioni fiton thellë 7-2 ndaj Thun, shënojnë Lenjani e Kasami

578
Në Kampionatin zviceran, skuadra e Sion ku luan edhe mesfushori i Kombëtares sonë, Emir Lenjani, arriti dje një fitore të thellë, aq edhe të rëndësishme përballë Tun. Duke fiksuar shifrat 7-2, tashmë Sion barazohet me pikë me këtë skuadër, duke mbetur gjithmonë në ethe e në shpresë për të mbijetuar në Superligën zvicerane. Në këtë fitore, protagonist ishte edhe Ermir Lenjani, i cili shënoi golin e katërt për vendasit, që i çoi shifrat në 4-1. Gjithashtu, edhe shqiptari tjetër që aktivizohet me Sionin në Zvicër, Pajtim Kasami, shënoi me penallti, golin e pestë, duke dhënë kontribut në këtë sfidë direkt mbijetese për skuadrën e tyre.
Sigal