Sindikata e Arsimit kundër testimit të mësuesve: Pyetjet s’kishin lidhje me realitetin shkollor

    349
    Mënyra se si po vlerësohet nevoja e mësuesve për trajnime ka ndeshur në kundërshtimin e sindikatës së pavarur të Arsimit, sipas të cilës procesi nuk përmbush kriteret. Sipas kryetares së kësaj shoqate, Alma Lame, që vetëm pak ditë më parë iu nënshtrua një procesi të tillë, vlerësimi i nevojave për trajnim nuk përputhet me realitetin shkollor. Ajo thotë se testi përmbante pyetje filozofike dhe konceptuale, ndërsa në shumë rastet pyetjet nuk kishin lidhje me alternativat, dhe për më tepër asnjë nga mësuesit nuk kuptoi se ku kishte gabuar.

    Sindikata e pavarur e Arsimit gjithashtu shprehet e pakënaqur që rezultatet e testimeve bëhen publike, pasi sipas tyre do ishte me drejtë që të ruhej konfidencialiteti. Kjo sindikatë kërkon që trajnimet të kryhen nga qendra të specializuara dhe të akredituara për të ofruar trajnime. Kryetarja e sindikatës shpreh besimin në fjalën e ministres së Arsimit se këto rezultate nuk do të ndikojnë në vijimësinë e punësimit të mësuesve të testuar. Sindikata e pavarur e Arsimit kundërshton testimin e mesuesve duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe për më tepër që nuk i shërben mësuesit. Përpos disa mangësive të vërejtura nga kjo sindikatë, kryetarja e saj shprehet kundër dhe mospërmbushjes së disa kritereve, mes të cilave dhe konfidencialiteti i rezultatit.
    Sigal