Sinan KËRPACI/ SI DRIN, SI GJUHË SHQIPE

    370
    Sigal

    Ti rrjedh si lumë

    dhe unë s`të ndaj

    në Drin të Zi,

    dhe Drin të Bardhë.

    Se ti rrjedh vetëm

    si NJË lumë

    në këtë shekull.

    O  Drin i Bardhë!

    O  Drin i Zi!

    O  vetëm Drin,

    që rrjedh,

    qe rrjedh nga shkëmbi :

    as gegërisht,

    as toskërisht,

    po shqipërisht,

    si Gjuhë Shqipe.

    Dhe kur të bëjmë

    ndonjë pritë,

    ti rrjedh në tela,

    shpërthen në dritë:

    bëhesh Migjen,

    bëhesh Naim.

    As toskërisht,

    as gegërisht,

    po Abetare Shqip.

    Vetëm si LUMË ,

    vetëm si NJË,

    vetëm si DRIN .

    Që nis e rrjedh

    e merr një emër

    nga një burim

    që quhet ZEMËR:

    as gegërisht,

    as toskërisht,

    po Gjuhë Shqipe.

    Edhe kur unë

    te ngre një pritë,

    ti, si përherë,

    kthehesh në dritë:

    në vendin tim,

    në vendin e një Drini

    që rrjedh shqip.

    O Lumë, o Lumë,

    që shkon në det,

    jo si them unë,

    po si di vetë:

    as gegërisht,

    as toskërisht,

    po SHQIPËRISHT.