Simon Miraka: Afatet e dëmshpërblimit për të pushkatuarit pa gjyq dhe kategoritë e tjera që nuk janë dëmshpërblyer

    440
    Sigal

    Flet kreu i Institutit të të Përndjekurve Politik Simon Miraka, për ndryshimet e reja

    Kategoria e të pushkatuarve pa gjyq është një nga kategoritë që kanë marrë më pak dëmshpërblim. Vonesat për dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq kanë ardhur për një sërë arsyesh. Në lidhje me dëmshpërblimet ka folur për “Telegraf”, kreu i Institutit të të Përndjekurve politikë Simon Miraka. Zoti Miraka ka bërë të ditur se deri tani kanë marrë një numër i vogël trashëgimtarësh dëmshpërblim nga kategoria e të pushkatuarve pa gjyq. “Deri më tani që po flasim kanë marrë dëmshpërblim vetëm një numër i vogël trashëgimtarët për kategorinë e të pushkatuarve pa gjyq. Por nga java e ardhshme do të dalin listat e reja për kategorinë e të pushkatuarve pa gjyq”, bëri të ditur zoti Miraka. Por janë edhe një kategori tjetër që nuk kanë marrë dëmshpërblim dhe ato janë fëmijët e birësuar që janë të përfshirë në projektligjin që nuk ka miratuar akoma parlamenti. Edhe këto janë një kategori e konsiderueshme dhe këto nuk mund të marrin dëmshpërblim pa u miratuar projektligji i hartuar nga të përndjekurit dhe që pret të marrë miratimin e parlamentit. Ndërkohë që, para pak ditësh qeveria miratoi një vendim në mbledhjen e qeverise, i cili i hapi rrugë disa kategorive të tjera për të marrë dëmshpërblim, të cilat nuk ishin përfshirë për disa arsye në lista. Këto ndryshime janë bërë me vendim të Këshillit të Ministrave. Konkretisht këto vendime kanë të bëjnë me njohjen e disa vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me disa kategori që nuk kanë marrë masën e dëmshpërblimit deri më tani. Dhe me vendimin e miratuar nga qeveria pak ditë më parë do të përfitojnë dëmshpërblim një numër i konsiderueshëm dosjesh. Sipas zotit Miraka, këto ndryshime janë të rëndësishme dhe do të dëmshpërblehen rreth 2 mijë dosje për kategoritë përkatëse që janë përfshirë në vendim. “këto ndryshime kanë të bëjnë me njohjen e vendimeve të gjyqeve që janë bërë pas vitit 1990 për të pushkatuarit pa gjyq”, theksoi zoti Miraka. Po ashtu në vendimin e miratuar nga këshilli i ministrave janë njohur edhe vendimet e komisionit trepalësh. Në lidhje me këtë zoti Miraka u shpreh se: “Po ashtu do të njihen edhe vendimet e komisionit trepalësh që janë lëshuar nga arkiva e Ministrisë së Brendshme”.

    Projektligji që nuk u miratua nga Parlamenti

    Projektligji i përgatitur nga të përndjekurit politikë nuk ka kaluar ende në Parlament. Ky projektligj që ka të bëjë me disa çështje të rëndësishme për të përndjekurit politik ka kaluar në komisionin e ligjeve në majin e viti të kaluar, por ende nuk ka kaluar në parlament. Kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka është shprehur se, ky projektligj ka kaluar në Komisionin e Ligjeve që në majin e vitit 2012, me disa ndryshime në favor të ish të përndjekurve. Ai është shprehur në lidhje më projektligjin se: “projektligj është kaluar në komisionin e ligjeve dhe unë nuk arrij që ta kuptoj se cila është arsyeja e vonës për tu miratuar në parlament. Shpjegimi im është që në komisionin e ligjeve është kërkuar që 85 -vjeçarët të merrnin tërë shumën e parave që u kishte mbetur nga kësti i parë. Ndërsa pjesa e Partisë Socialiste në komisionin e ligjeve kërkoi që mosha të ulej në 75 vjeç për burrat dhe në 70 vjeç për gratë. Duke qenë se buxheti ishte hartuar për 85- vjeçarët, atëherë mendoj që kjo e krijoi këtë kolaps që ende nuk ka kaluar në parlament. Ky është shpjegimi im që është tregon arsyet e vonesës së miratimit nga Parlamenti”.

    Pikat e projektligjit për të përndjekurit

    -Pikat më kryesore janë ato që kanë të bëjnë me rastet që nuk u janë pranuar dokumentet për dëmshpërblim personave që nuk kanë aplikuar brenda afatit të caktuar kohor, për arsye se kanë qenë jashtë Shqipërisë, apo dhe personat që kanë probleme me shëndetin. Afati i aplikimit ka qenë nga data 18 dhjetori e vitit 2007 deri në 1 korrik të 2009-s. Në arshivën e Ministrisë së Drejtësisë janë afërsisht 2000 dosje apo më pak që janë jashtë afatit dhe ne në këtë projektligj që kemi përgatitur kemi kërkuar që të pranohen këto dosje. Një pikë pra është shqyrtimi i dosjeve jashtë afatit kohor. Një pikë tjetër ka të bëjë më rastet kur veprimet e disa të burgosurve politikë janë quajtur veprime terroriste. Është një absurditet dhe kjo kategori ka mbetur jashtë dëmshpërblimit, ose u janë zbritur disa vite burgu. Në këtë projektligj veprat e tyre quhen vepra politike dhe ato që kanë mbetur pa marrë dëmshpërblim do të marrin. Një pikë tjetër është njohja e komisionit trepalësh për vërtetimet e internimit apo pushkatimit pa gjyq etj. pikë tjetër është edhe kategoria e fëmijëve të birësuar që kanë mbetur jashtë dëmshpërblimit dhe në këtë projektligj është parashikuar që ato të marrin dëmshpërblim.

    Lista e personave që kanë të drejtë të marrin pronën për qytetet: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Berat

     Emrat e rinj të pronarëve që do të marrin shtëpitë dhe qiramarrësit që do largohen

     Bëhet publike nga Enti Kombëtar i Banesave, lista e re e pronarëve që kanë të drejtë të marrin pronën dhe të qiramarrësve që duhet të lirojnë banesat për qytetet: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Berat. Kështu, në zbatim të Aktit Normativ, i cili ka hyrë në fuqi ligjore nr. 3, datë 01.08.2012, Nr. 82/2012, datë 13.09.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë të subjekteve të shpronësuara”, gazeta “Telegraf”publikon listën e re me emrat e pronarëve dhe atyre që jetojnë në ish-pronë. Bëhet fjalë për pronarët dhe qiramarrësit e banesës, përkatësisht për këto qytete: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Berat.

    Zgjidhja e çështjes sipas Aktit Normativ

    Po japim një pjesë të përmbajtjes së Aktit Normativ. “Në aktin normativ, bazuar tek neni 1, përcaktohet qartë lirimi dhe dorëzimi i banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT-së, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) për qind interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr. 6257, datë 2.9.2008, “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve, Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012”,- thuhet në akt.

    Hapet instituti i fizikës bërthamore të zbatuar

    Ditën e Enjte, datë 30.05.2013 në orën 10.00 në Institutin e Fizikës Bërthamore (Salla e Bibliotekës), Rruga: “Thoma Filipeo” Qesarak, do të organizohet ceremonia e hapjes së Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar në Universitetin e Tiranës

    Me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, nr. 175 datë 08.05.2013, hapet Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar në Universitetin e Tiranës.

    Instituti do të ketë në përbërje këto njësi bazë:

    -Departamenti i Mbrojtjes së Rrezatimit dhe Rrjeteve të Monitorimit

    -Departamenti i Radiometrisë e Radiokimisë

    -Departamenti i Metodave Analitike Instrumentale

    Pak histori për Institutin:

    Instituti i Fizikës Bërthamore- IFB është krijuar në vitin 1971, si institucion kërkimor shkencor në fushën e fizikës atomike dhe bërthamore dhe duke pasur për qëllim zbatimin e metodave bërthamore në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe jetës shoqërore.

    Fillimisht,  Instituti ishte në varësi të Universitetit të Tiranës dhe më pas, me themelimin e Akademisë së Shkencave, ai u bë pjesë e rrjetit të institucioneve shkencore të Akademisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr.563 dt.22.08.2007 krijohet Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, në bazë të ish-Institutit të Fizikës Bërthamore të Akademisë së Shkencave si njësi bazë, qendër kërkimi dhe zhvillimi pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të UT-së. Tani kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se pas një impenjimi të madh të stafit akademik të Qendrës dhe në bashkëpunim me partnerë seriozë amerikanë, Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar kthehet në Institutin i Fizikës Bërthamore të Zbatuar si njësi kryesore, në Universitetin e Tiranës. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë z.Myqerem Tafaj, zv/kryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës,  Rektori  i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, akademikë dhe shumë të ftuar të tjerë.  Ceremonia do te organizohet tek Institutin i Fizikës Bërthamore të Zbatuar me adresë: Rruga: “Thoma Filipeo”,  Qesarak.