Si të studiosh në Gjermani

    972
    Sigal

     Gjermani/ Ekzistojnë rreth 350 shkolla të larta, dyert e të cilave janë gjithnjë të hapura për studentët e huaj

     Për të studiuar në Gjermani duhen të kalosh disa stacione

    Hapi i parë

    Hapi fillestar është ai i aplikimit në një shkollë të lartë gjermane dhe që këtu fillojnë problemet e para. Ndër dokumentet e nevojshme është dëftesa e shkollës së mesme, të cilën një maturant në Shqipëri e  merr sipas rregullit rreth fillimit të korrikut. Pas noterizimit dhe legalizimit edhe në ambasadën gjermane, kopja e dëftesës duhet të dërgohet përpara datës 15 korrik, pasi ky është afati i fundit i dorëzimit të kërkesës për studimin në Gjermani, pavarësisht se në cilin Universitet. Albi, student në Frankfurt, tregon se nëse dokumentet janë të gjitha në rregull “nuk ka asnjë problem për të marrë vizë”.

    Pas pranimit në universitet

    Nëse shkolla e lartë pranon kërkesën e studentit shqiptar, ky i fundit merr një ftesë, me të cilën paraqitet në ambasadë për të marrë fillimisht një vizë 3 mujore. Për këtë vizë mujore duhen paraqitur vërtetime shëndetësore si dhe vërtetime bankare dhe pas këtij hapi, me pak fat gjendesh në një nga qytetet e Gjermanisë. Përsa i përket vizës në Gjermani, duhet të paraqitesh në zyrën e të huajve me dokumentet e nevojshme si vërtetimin e universitetit, sigurimin shëndetësor apo vërtetimin bankar, me një shumë prej rreth 7000 eurosh të cilat sigurojnë qëndrimin për një vit.

    Vështirësitë e fillimit

    Pas mbërritjes nisin problemet e vërteta të fillimit në vend të huaj, tregojnë studentët e ardhur në Gjermani. Ona, e cila jeton që prej 10 vjetësh në Gjermani dhe ndërkohë ka përfunduar studimet  thotë se sot është më e vështire sesa vite më parë, pasi është rritur niveli i jetesës por edhe kërkesa dhe niveli i universitetit.

    Ajo çka ndryshon nga vendet e tjera, është se në Gjermani pjesa dërmuese e studentëve nuk fillojnë menjëherë shkollën e lartë, pasi dëftesa e shkollës së mesme në Shqipëri është e nevojshme, por jo plotësisht e vlefshme. Zoti Sitke, punonjës në zyrën për studentet e huaj në qytetin e Frankfurtit, shpjegon: “Nxënësi që zotëron një dëftesë të shkollës së mesme në Shqipëri, ka të drejtën për të vizituar Studienkolegun në Gjermani. Ndërkohë studenti, që ka vizituar një vit apo ka marrë një nga provimet pranuese në shkollat e larta në Shqipëri, mund të fillojë menjëherë me shkollën e lartë”.Studienkoleg është faza e parë e universitetit në Gjermani. Ai është një vit përgatitor dhe me fillimin e tij, çdokush zotëron statusin e studentit, biletën studentore si dhe të drejtën për të jetuar në një nga konviktet e universiteteve. Por për të hyrë në studienkoleg duhet së pari të marrësh provimin pranues, ku vihen në provë njohuritë  bazë të gjermanishtes dhe në sajë të degës, për të cilën studenti apo studentja ka aplikuar, ndjek intensivisht gjuhën gjermane dhe degë të tjera, si kimia matematika, fizika, letërsia, sociologjia, biologjia apo ekonomia. Përfundimi i Studienkoleg-ut është një nga rrugët për të studiuar në Gjermani. Në pjesën më të madhe të universiteteve, studentët paguajnë tashmë rreth 750 Euro për semestër, megjithëse në landin, ku përfshihet qyteti i Maincit, studentët vazhdojnë të paguajnë vetëm rreth 200 Euro për çdo semestër, kjo si rrjedhojë e politikës së partisë socialdemokrate, SPD në këtë land.

    Punë paralelisht me studimet

    Shumë studentë për të përballuar jetën punojnë në vende të ndryshme, ku pjesa më e madhe paguhen jo më shumë se 400 Euro. Megjithatë e drejta për të punuar është e kufizuar. Çdo studenti i lejohet të punojë vetëm 90 ditë të plota në vit, pra 8 orë punë në 90 ditë, ose 4 orë punë në 180 ditë. Megjithatë me shumë punë, vullnet dhe durim kanë mbaruar deri tani universitetin shumë studentë shqiptarë në Gjermani.

    Gjermani/ Bashkimi familjar, arsimi dhe dhënia e plotë e të drejtave të punës  

     Importimi vetëm i emigrantëve të shkolluar

    Albert  Zholi

     Gjermania aktualisht është një ndër vendet më të plakura të Europës (pas Italisë, Britanisë, Greqisë),  ku si rrjedhojë  qeveritë në vijimësi kanë  përgatitur një strategji të thithjes (importit)  së emigrantëve me moshë të re. Në këtë konteks dhe në kushtet konkrete të problemeve të vendit, Gjermania jo më shumë se një vit më parë vuri në fuqi ligjin e parë gjerman  për migracionin, duke i dhënë fund grindjeve të gjata  politike ndërmjet socialdemokratëve  në pozitë dhe kristjandemokratëve, në atë kohë ende në opozitë. Ligji do t’i shërbente  integrimit më të mirë  të emigrantëve, për të mbajtur nën kontrroll  flukset e azilkërkuesve  dhe për të nxituar që të vijnë  në Gjermani emigrantët  me kualifikim të lartë. Gjithë politika gjermane e thithjes së emigrantëve sidomos pas vitteve 2008 ka konsistuar në importimin e emigrantëve të shkolluar për tju përgjigjur nivelit të lartë teknologjik dhe ekonomik të këtij vendi që zë vendin e tretë në botë për zhvillimin ekonomik (Në Gjermani ka rreth 8 000 emigrantë shqiptarë). Një vit pas hyrjes në fuqi, mund të thuhet se ligji në këtë formë  që është nuk solli ndonjë ndryshim të madh. Rekrutimi i fuqisë  punëtore me kualifikim  të lartë, që nga janari 2005 ka treguar se numri i tyre ka arritur deri në  1200. Kjo shifër pasqyron më së miri se ky ligj realisht  mund të konsiderohet i dështuar. Shkaqet  për dështimin e këtij rregulli  nuk janë analizuar përfundimisht. Por në plan të parë duket se ka qenë  refuzimi i lejës së punës  për bashkëshortin  dhe pagës relativisht  të ulët që ekziston në nivel ndërkombëtar, në raport me vendasit, të cilët kanë nivel kualifikimi më të lartë.  Pra, bashkimi familjar dhe dhënia e plotë e të drejtave të punës (lejes së punës), për bashkshorten (bashkshortin, kur njëri prej tyre ka lejen e punës), si një mangësi e ndjeshme e këtij ligji, ka bërë  që të ulet interesimi i personave të shkolluar që të emigrojnë në kushte të tilla, pa marrë familjen. Mosdhënia e lejes së punës mbi bazën e  një prej kryefasmiljarëve por në veçanti (secili të ketë leje pune me vete !),  sjell vështirësi në jetën e vetmuar dhe kursimeve mbi të cilën mirret dhe rruga e mërgimit. Gjithashtu mungon një sistem  pikësh për zgjedhjen e personave  që rekrutohen . Michael Bommes, ekspert emigrimi  në Osnabryk, megjithatë vlerëson dobinë e ligjit. “Ligji është para së gjithash i rëndësishëm, sepse përcakton  qartë  që gjermania është një vend emimigrimi. Nuk duhet  të vihet i tëri njëherësh  në diskutim, jam i bindur shumë shpejt  do të vijë nevoja për reforma  madje para së gjithash  janë të nevojëshme kritere për  rekrutimin  e specialistëve. Sistemi i pikave do të kthehet  përsëri në rend të ditës.  Suksesi i ligjit të migracionit  nuk mund të matet vetëm në bazë  të numrit të specialistëve  të ardhur. Diçka që duhet   vlerësuar pozitivisht është fakti, që integrimi i të huajve  është konsideruar  si një çështje që duhet mbështetur  financiarisht.  Kurset e gjuhës dhe referatet  për politikën dhe kulturën  gjermane  i marrin  vetëm të porsaardhurit. “ Me të vërtetë që kemi bërë një hap përpara. Tani kemi rënë dakord që emigrantët  duhet të marrin një paketë  orientimi, sapo të hyjnë në vend. Pra një ndihmë për të mësuar gjermanishten, por edhe për të marrë njohuritë bazë  për jetën sociale  dhe kulturore  në vendin ku ndodhen. Ekspertët ankohen  se ligji i ri nuk i ndërmjetëson  askujt ndjenjën  se ai është i mirëseardhur. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se ky ligj lindi në një periudhë kur frika ndaj papunësisë  dhe sulmeve terroriste  kishte arritur pikën kulminante. Profesore Rita  Zysmut, ish presidente  e  Bundestagut  dhe këshilltare në çështjet  e migracionit është një njohëse shumë e mirë e peroblemeve të emigracionit në Gjermani, bile edhe në bashkësinë europiane (sipas specialistëve  e njeh shumë mirë këtë problem). “Nuk mund të integrohen njerëzit kur ata nuk e kanë ndjenjën  se janë të mirseardhur. Duhet të punojmë edhe më shumë, por korniza ligjore për integrimin  e migrantëve të paktën  është shumë më mirë  se në të kaluarën” është shprehur  ajo. Presidenti aktual i Bundestagut  Norbert  Lammert, priret në të kundërt, pra që migrantët të bëjnë detyrat e shtëpisë. Ata duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të mësuar gjuhën  gjermane  dhe  të kujdesen më shumë për   integrimin e tyre. Dyzimi i shumë politikanëve gjermanë  mbi këtë pikë ka bërë që projektet gjermane për thithjen e emigrantëve të njohin një stanjacion të padëshirueshëm dhe të dëmshëm për ekonominë gjermane. Njohja e gjuhës në mënyrë perfekte për shumë emigrantë nuk përbën problem të domosdoshëm.  Po përse do tu duhet gjuha turqëve  për shembull, që me 2,5 milionë  përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve  në Gjermani ?! “Këtu ka gjithshka  tregje turke, mjekë turk, banka turke thotë një vajzë turke nga Berlini. Por jo gjithshka duket se është keq  në ligjin e migracionit. Problemi i personave me Duldung  ka mbetur i pazgjidhur, por numri i të huajve me status  të paqartë  qëndrimi  ka rënë  dukëshëm” . “Për Gjermaninë  shtetet e ish-Jugosllavisë  dhe  ato tëBashkimit Sovjetik  janë shumë interesante. Por edhe Turqia dhe vendte aziatike  si Kina dhe Vietnami, kanë filluar të luajnë  një rol të rëndësishëm”,thotë Jan Hillered, shefi i Filialit  evropian  të bankës  Ëestern Unionit.  Por gjithë politika gjermane e ndjen se pa përcaktuar dhe gjetur rrugën më efikase të importimit të emigrantëve duke rënë në konsesus, ngërç  do të zgjasë dhe  ekonomia e sotme do ta ndejë  jo pak atë.