Si të evitoni konfliktet në mjedisin e punës

771
Janë të shumta mjediset e punës në të cilat konflikti është i pranishëm.
Faktorët të cilët mund të çojnë në krijimin e konflikteve në punë mund të jenë të shumtë dhe mund të lindin krejt papritur. Duke qenë se në një mjedis pune mund të ketë punonjës të kulturave të ndryshme, gjë që zakonisht krijon keqkuptime midis tyre, edhe konflikti do të jetë pashmangshmërisht pjesë e tij.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë që ta menaxhoni sa më mirë një mjedis pune konfliktual:
Mos mbani mëri, por komunikoni
Nëse keni keqkuptime me ndonjërin prej kolegëve tuaj këshillohet që ju të bisedoni me të dhe të mos i mbani mëri, sepse kjo gjë vetëm sa do ta përkeqësonte më shumë situatën.
Secili ka nevojë për hapësirën e tij
Konfliktet mund të lindin krejt papritur dhe kjo është një situatë e cila mund t’i ketë ndodhur secilit prej nesh. Në të tilla raste, këshillohet që të mos mundoheni ta sqaroni konfliktin menjëherë, sepse nuk duhet të harroni që secili ka nevojë për hapësirën dhe për kohën e tij.
Mos ia ktheni me të njëjtën monedhë
Edhe nëse jeni të sigurt që personi tjetër është në gabim, mos reagoni menjëherë dhe mos ia ktheni me të njëjtën monedhë. Nuk do të arrini asgjë, vetëm sa do t’i përkeqësonit gjërat. Prisni të kalojnë disa ditë dhe mbasi situata të jetë qetësuar mundohuni t’i sqaroni gjërat.
Jepni shembullin tuaj
Nëse konfliktit i përgjigjeni me konflikt, të jeni të sigurt që situata jo vetëm do të përkeqësohet por mund të shkojë deri aty sa të bëhet e padurueshme dhe ju të kërkoni edhe të largoheni nga puna në të cilën jeni. Nëse ju do të reagonit me qetësi, atëherë kjo do të ishte një mënyrë e mirë për t’i treguar tjetrit një sjellje, të cilën edhe ai do të ishte mirë ta kishte. Por ju nuk e tregoni këtë vetëm kundrejt personit me të cilin keni konflikt, por edhe ndaj kolegëve tuaj të tjerë, duke u kthyer në një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.
Sigal