Shtyhet për në 29 shtator gjyqi ndaj imamëve, mungonin dëshmitarët

433
Shtyhet sërish seanca gjyqësore në ngarkim të grupit të imamëve. Kësaj here shkak është bërë mungesa e dëshmitarëve në sallë.
Organi i akuzës i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të përsërisë urdhrat për shoqërimin e dëshmitarëve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet me 29 shtator.
Për sot ishin parashikuar të jenë të pranishëm dëshmitarë të çështjes, mes tyre edhe dy imamë të vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysa.
Shtyrja e seancës së sotme gjyqësore ndaj 9 të pëndehurve është e dyta brenda një jave, pas asaj të 15 shtatorit ku shkak u bë mungesa e Prokurores së çështjes, e cila ishte me shërbim jashtë shtetit.
Grupi akuzohet për rekrutimin e personave që më pas do të kryenin vepra terroriste, ose financim të terrorizmit.
Sigal