Shtetësia greke, ja tre kategoritë e shqiptarëve që përfitojnë

    407
    Kategoritë e familjeve që përfitojnë nënshtetësinë greke
    1. Fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe regjistrohen në shkollë fillore (me kushtin që prindi të ketë 5 vite të ligjshme qëndrimi në Greqi.
    2. Fëmijët, prindërit e të cilëve mbushin ligjërisht 10 vite qëndrimi në Greqi ose fëmijët që kanë kryer 9 vjet shkollë në Greqi
    3. Studentët e diplomuar në lice dhe që kanë përfunduar shkollën e lartë.
    Ashtu siç ishte premtuar kohë më parë nga qeveria e kryeminsitrit Cipras dhe megjithëse ka aktualisht një krizë qeveritare, qeveria në detyrë ka mbajtur premtimin për dhënien e nënshtetësisë për emigrantët, ku përfitojnë edhe ata shqiptarë që përbëjnë një komunitet mjaft të madh. Ministria e Brendshme e Greqisë ka nxjerrë një udhëzim, për brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë që kanë mundësi të përfitojnë nënshtetësinë greke. Sipas udhëzimit rreth 150 mijë shqiptarë do të jenë përfitues të nënshtetësisë geke. Në një prononcim për mediat, kreu i shoqatës së emigrantëve Edmond Guri bën të njohura kategoritë përfituese. Sipas tij “janë mbi 150 mijë shqiptarë të lindur apo të shkolluar në Greqi dhe ne në bazë të një përllogaritje, një parashikimi që kemi bërë, një studimi të komunitetit përllogarisim që në një fazë shumë të shkurtër rreth 60 mijë me 70 mijë shqiptarë të përfitojnë nënshtetësinë greke”. Më poshtë Edmond Guri sqaron dhe kategoritë që përfitojnë. “Kategoria e parë që përfitojnë janë fëmijët që kanë lindur në Greqi dhe regjistrohen për herë të parë në shkollë fillore dhe kur regjistrimi mund të ketë qënë i ligjshëm të paktën 5 vjet në momentin që ke lindur në Greqi. Në kategorinë e dytë futen të gjithë fëmijët të cilët prindërit i janë ligjëruar më vonë dhe fitojnë të drejtën e nënshtetësisë kur prindërit mbushin 10 vjet të ligjshëm në Greqi ose kur fëmija kanë 9 vjet shkollë i arsimuar në Greqi. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë ata fëmijë apo studentë të cilët janë diplomuar, pra kanë marrë diplomimin e liceut dhe më pas kanë përfunduar me sukses dhe shkollën e lartë”.