Shtetarët e 193 farmacive që falsifikuan rimburismin e ilaçeve, skenar për t’i shpëtuar drejtësisë

    454
    Duket qartazi, se shteti i implikuar në krim, po tenton të ndryshojë personazhet reale të skandalit të ilaçeve, duke nisur lojën e pastrimit të krimit për farmacitë, pronarët dhe tutorët e tyre si dhe shtetarët ministra, deputetë, drejtorë, nëndrejtorë e familjarë të tyre, pronarë farmacish e grosistë që organizuan krimin me rimbursimin fiktiv të ilaçeve në Tiranë dhe në 8 qarqe të vendit, me vlerë të publikuar abuzimi 1.5 miliard lekë. Ministria “Beqja” dhe zv/drejtori i ISKSH Sokol Skuraj, kanë futur në veprim gjithë arsenalin e tyre për të shpëtuar nga drejtësia, me objektiv groposjen e skandalit të rimbursimit fiktiv të ilaçeve, vlera e të cilit deri në hetimet e djeshme të bëra prej prokurorisë ka arritur në 7.3 miliard lekë e që sipas burimeve të gazetës “Telegraf”, mendohet se do të shkojw në vlerën 100 milionë dollarë vjedhje. Të dy së bashku, Ministri Beqja dhe zv/drejtori i ISKSH Skuraj, ose “Mon Kukaleshi” i deputetit ”rilindës” të Librazhdit, që prej 10 ditësh ku plasi skandali e deri sot, po bëjnë gjithë përpjekjet shtetërore e financiare private, për të mbuluar skandalin. Dhe që të bësh një krim, duhet bërë një krim tjetër. Konkretisht, Ministria “Beqja” dhe ISKSH-ja “Skuraj”, në ideim të skenarit për t’i shpëtuar drejtësisë, së bashku me kreun e Zyrës Anti-Korrupsion në Kryeministri Ergys Hoxha, të lidhur në krim, në pazare e në fshehje të krimit prej 1 viti, janë duke përdorur si “viktima” 4 farmacitë e zonave rurale me emrat e futur në “rreth të kuq” qw quhen “Lundër”, “Adelina”, “Nutrimed 2012”, “Sara Joni”, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me krimin e ilaçeve. Nga investigimi i gazetës “Telegraf”, rezulton se këto 4 farmaci janë krejt në rregull me zbatimin e ligjit, me detyrimet fiskale, me procedurat e furnizim-tregtimit të ilaçeve, deri edhe me procesin e rimbursimit. Mjafton të kontrollosh veprimtarinë e këtyre 4 farmacive dhe konstaton se janë në zbatim të plotë të ligjit dhe jashtë krimit për të cilin ministria “Beqja”, ISKSH-ja “Skuraj” dhe Zyra Anti-korrupsion në Kryeminstri kanë vendosur t’i bëjnë viktimë të fshehjes së krimit të tyre. Gazeta “Telegraf” disponon dosjen reale të krimit dhe procesin e hetimit të deri sotëm të krimit të rimbursimit të ilaçeve. Burime nga organet e hetimit, deklarojnë për “Telegraf”, se shteti, Ministria Beqja, Zyra Anti-korrupsion në Kryeministri dhe ISKSH, po bëjnë presion dhe po ofrojnë pazare, për të deklaruar 4 farmacitë e piketuara qëllimisht, si “autore” të krimit në fjalë. Në fakt pwr krim tw vwrtetw identifikohen 193 farmacitë që janë përdorur si “lavatriçe” për të pastruar recetat fiktive të rimbursimit fiktiv të ilaçeve, që nuk kanë hyrë as në Shqipëri e as janë shitur në ato farmaci, të cilat drejtësia ka zbuluar se janë pronë dhe biznese pa licensa, me licensa false e me veprimtari të paligjshme, që nuk e zhvillojnë 4 faramcitë “Lundër”, “Adelina”, “Nutrimed 2012”, “Sara Joni” e ndonjë tjetër, të cilat tashmë gjenden përballë një “Operacioni të zi” shtetëror, për t’’i kryqëzuar me synim fshehjen e krimit real, që ata kanë bërë me 193 farmacitë e tyre në qendër të Tiranës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Fierit, Korrcës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës etj. 
    Skandali i 193 farmacive “Beqja-Skuraj”, nisi me 1.5 miliard lekë dhe shkoi në 7.3 miliard lekë
    Ditën e publikimit, skandali i fshehur qëllimisht prej 1 viti, nga shefi të Zyrës Anti-korrupsion në Kryeministri Ergys Hoxhaj, rezultoi me 1.5 miliard lekë. Ditën e dytë, siç deklaroi gazeta “Telegraf”, skandali rezultoi me vjedhje 3.7 miliard lekë. Dje, skandali ka shkuar në 7.3 miliard lekë dhe mendohet se do shkojë deri në 100 milionë euro vjedhje me receta fiktive, të përdoruara si rimbursim e shitje ilaçesh pa ilaçe. Edhe pse deri tani qëllimisht janë kryqëzuar 4 farmacitë “Lundër”, “Adelina”, “Nutrimed 2012”, “Sara Joni” e ndonjë tjetër, prokuroria konfrimon se krimin e kanë bërë farmacitë që janë në pronësi të tij e të familjarëve të zv/drejtorit të ISKSH Sokol Skuraj, të Ministrit Beqaj, të disa zyrtarëve të lartë të ISKSH që kanë nga 5-6-10 farmaci, të drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë e të shefave të QSUT, por edhe të familjarëve të disa ministrave e deputetëve të cilët kanë nën kontroll tregun dhe krimin e ilaçet, që nga rimbursimi fiktiv, që nga importi fiktiv, që nga tregu i ilaçeve të skaduara e deri tek shitja e ilaçeve të shtetit në farmacitë tyre. Sipas burimeve të marra nga gazeta “Telegraf” prej hetimeve të bëra nga prokuroria, rezulton se deri tani vjedhja e rimbursimit të ilaçeve duke përdorur si “lavatriçe” farmacitë private të “familjes” shtetërore, ka arritur shifrën 4.1 miliard lekë. Po dje, kjo shifër është zbuluar, konfirmuar, denoncuar e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një nga financueset e projektit të financimit të rimbursimit të ilaçeve në Shqipëri, në masën 75%. Gazeta “Telegraf” e ka denoncuar që 3 muaj më parë këtë skandal me rimbursimet fiktive të ilaçeve që nuk ekzistonin, por shteti i futur në “reanimacionin” e këtij krimi të rëndë financiar dhe drejtësia e futur në “narkozë” prej ryshfetit të shtetarëve të implikuar në këtë vjedhje gjigande, kanë heshtur. Skandali ka qenë objekt i seancës së djeshme parlamentare, ku opozita publikoi fakte të reja të këtij skandali dhe kërkoi largimin nga detyra të ministrit Ilir Beqja, marrjen e tij dhe të “sekserit” të tij Skuraj nën përgjegjësi penale. Sot po publikojmë fakte e debate nga ”beteja” e zhvilluar në parlament lidhur me krimin e shëmtuar “Rimbursimi ilaçeve”.
    Boxe
    Krimi ”Beqja-Skuraj” ka “pirë gjakun”e diabetikëve të shkallës së rëndë me vjedhjen e 3.6 miliadë lekë insulina
    “Insulinë” e thjeshtë bazë janë rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, ndërkohë që janë shpërndarë nga depoja importuese vetëm 7.200 pena. Pra, 33 mijë e 800 pena, janë rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon në 24.674.000 lekë te reja. Kurse në total, prej muajit nëntor 2013, shifra shkon 123.370.000 lekë të reja. Ky abuzim, lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma”, e cila për 3-mujorin e parë 2015 është furnizuar nga importuesi vetëm me 2.400 pena dhe ka lëshuar fatura për 33.600 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, të cilat kapin vlerën 22.776.000 lekë të reja. Për 1 “Insulinë” të përzier, janë rimbursuar nga Fondi 80.000 pena, ndërkohe që janë shpërndarë nga importuesi vetëm 13.000 pena, pra 67.000 pena janë rimbursuar me receta fiktive, me vlerë totale 52.930.000 lekë të reja. Abuzimi prej muajit nëntor 2013, kap vlerën 264.650.000 leke të reja. Po e njëjta depo farmaceutike “Omegafarma”, për 3-mujorin e parë 2015 është furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka lëshuar fatura për 67.000 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 62.400 pena, ose 49.296.000 lekë të reja. Vetëm për këto 2 “Insulina”, abuzimi kap shifrën 388 milionë e 320 mijë lekë të reja. Vetëm për këto dy barna, kompania pranë Ministrit Beqja është lejuar të vjedh rimbursim fiktiv ilaçesh në shifrën 72.066.000 lekë të reja vetëm në 3 muaj. Kurse për gjithë periudhën që i është rimbursuar kompanisë “Omegafarma”, shifra vetëm për këto 2 barna është 360.330.000 lekë të reja. 
    ———————————————————————–
    Skandali që denoncon krimin me ilaçet, duhet të mbyllet me largimin dhe çuarjen e Ministrit Beqja përpara drejtësisë
    Skandali i denoncuar jo më larg se para një jave, pikërisht në këtë sallë, ishte shtysa kryesore që PD kërkoi këtë seancë urgjente për interpelancë. Kemi marrë këto ditë me dhjetëra mesazhe, ku shprehet shqetësimi i madh, për nivelin e korrupsionit dhe të grabitjes së fondeve publike pikërisht nga ky sistemi oligarkik qeverisës. Sot, shëndetësia është nën thundrën e mafies së klaneve pranë qeverisë, që i ka lënë spitalet në mëshirë të fatit pa alkool, pa barna, pa age, pa fasho, pa dizinfektues, pa doreza e madje edhe pa sapun e ujë. Besoj që tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë e kanë të qartë që Ministri dhe zyrtarët e shëndetësisë u kapën duke vjedhur dhe ende janë në detyrë. Banda e falsifikatorëve të recetave të ilaçeve të rimbursueshme, shëtit sa në një institucion në një tjetër, për të kryer “operacionin” korruptiv të radhës. Presioni ka mbërritur madje, deri në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri Beqja gënjeu në Kuvend se gjoja ende nuk ka raport final. Ministri gënjeu për dorëzimin në Prokurori të akt-kontrollit të Njësisë së Kontrollit të Brendshëm në Kryeministri, bërë për skandalin e recetave fiktivbe. Burime në prokurori konfirmojnë se kallëzimi i dorëzuar nga Fondi është një kallëzim i shoqëruar mbi një relacion shpjegues dhe ku janë paditur 4 farmaci (sigurisht të përzgjedhura që mos të prishnin shumë punë). Në prokurori nuk është dorëzuar, ashtu siç u pretendua kaq ditë nga ministri auditi i këshillit të Ministrave, që është dhe pikënisja e skandalit dhe që është auditi që ka zbuluar shkelje të rënda edhe implikime të zyrtarëve të lartë në Fond. Prokuroria, vetëm dje ka kërkuar tërheqjen e auditit të plotë. Edhe sikur vetë ministri Beqja të mos jetë i implikuar në skemë, ai është automatikisht përgjegjës për manipulimin e provave dhe fshehjen e së vërtetës. Ministri nuk mund të thotë se hetimin e ka bërë Fondi dhe se “nuk di gjë për kallëzimin”. Në të dyja rastet, dorëheqja e Ministrit bëhet e padiskutueshme. Tashmë Ministri nuk mund të jetë përgjegjës politik, për aplikimin e skemës që është shndërruar në më abuziven që ka implikuar edhe zyrtarët më të lartë. Ministri dyshohet se ka dashur të manipulojë hetimet duke orientuar përgjegjësinë tek disa koka turku, për të mbrojtur në mënyrë arbitrare veten dhe vartësit. Ministri tashmë kthehet në të dyshuarin kryesor pasi përndryshe nuk do të lejonte tentativën për manipulimin e hetimeve duke orientuar prokurorinë tek disa farmaci koka-turku dhe duke mbajtur të fshehur auditin e kryeministrisë, për prokurorinë. Dokumenti sekret u mbajt fshehur prej gati një muaj e kushedi do të ishte varrosur në arkivat e kushedi kujt institucioni apo edhe mund të ishte zhdukur fare dhe vetëm denoncimi që ne i bëmë në këtë sallë, bëri që ky megaskandal të zbulohej. 
    ————————————–
    Ja 6 nga 16 provat e krimit të rimbursimit të ilaçeve
    1. Fondi (Drejtori i Përgjithshëm dhe Zv. Drejtori) kanë qenë në dijeni të abuzimit që po ndodhte (fq 44). 
    2. Fondi nuk kreu asnjë herë kontroll për barnat e shtrenjta të rimbursueshme që jepen në QSUT e cila ka një shumë totale rimbursimi 18 mln dollarë (farmacia qarkullon numër më të madh të barnave të rimbursueshme)‎.
    3. Kontroll abuziv farmacive pa kryer analizën e riskut, përzgjedhja është bërë në mënyrë selektive, subjektive, jo transparente dhe lë vend për abuzim (siç evidenton raporti)‎.
    4. Janë kontrolluar subjektet më 6 ose 7 barna të rimbursueshme, ndërkohë që subjektet me mbi 200 barna nuk janë kontrolluar asnjëherë.
    5. As nuk është marrë parasysh luhatja e nivelit të rimbursimit. Janë kontrolluar subjektet pa asnjë luhatje, dhe nuk janë kontrolluar asnjëherë subjektet që kishin luhatje shumë të mëdha: (shembujt faqe 13 raporti farmacitë “Lundër”, “Adelina”, “Nutrimed 2012”, “Sara Joni”, Rimbursimi i tyre luhatet nga 0 për 1 muaj në 3,5 mln muajin tjetër.
    6. Konflikt i pastër interesi: Nëndrejtori i Fondit (I cili ka nën varësi të tij kontrollin e farmacive) rimburson farmacitë në pronësi të tijën dhe të vëllait të tij. Ky nëndrejtor i plotfuqishëm mbi çdo ligj, gjatë tërë këtyre muajve ka pranuar recetat që i ka fallsifikuar vetë (edhe në mungesë të kontratës me DRFSKSH Tiranë – Geni&Lori, farmaci e vëllait të Sokol Skurës). 
    Ja 31 ilaçet jetike, që janë hequr nga lista e rimbursimeve
    • 118/193 Alfuzosine
    • 126/44 Desmopressin
    • 137/107 Calcitonine
    • 137/199 Calcitonine
    • 137/198 Calcitonine
    • 137/92 Calcitonine
    • 144/6 Ampicilline
    • 167/339 Cefaclor monohydrate
    • 167/55 Cefaclor monohydrate
    • 167/6 Cefaclor monohydrate
    • 164/340 Cephalexine
    • 185/6 Gentamicine
    • 191/110 Ketoconazol
    • 191/194 Ketoconazol
    • 282/115 Chlorazepate Dipotassium
    • 373/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
    • 374/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
    • 416/38 Amoxiciline Trihydrate+Acid Clavulonic
    • 445/316 Glyceril Trinitrate
    • 454/191 Tacrolimus
    • 454/237 Tacrolimus
    • 463/196 Budesonide+Formeterol fumarate
    • 484/6 Cefixime
    • 509/196 Budesonide inhaler
    • 510/196 Budesonide inhaler
    • 532/49 Nitroglicerine
    • 549/265 Gliclazide
    • 549/49 Gliclazide
    • 549/73 Gliclazide
    • 98/279 Methylprednisolone Aceponate
    • 540/184 Topiramate
    Sigal