Shtepia e Bardhe – Trump pranon: Moska ka hakuar të dhënat e demokratëve

404
Sigal

Donald Trump ka nisur
që të mos e mohojë më idenë se Rusia ka urdhëruar sulme kibernetike ndaj kampit
të demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale, me qëllim që të dëmtojë fushatën
e Hillary Clinton.

Lajmi është përcjellë
nga shefi i stafit të republikanit, Reince Pribus, i cili theksoi se presidenti
i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk i i hedh poshtë të dhënat që kanë
grumbulluar agjensitë inteligjente amerikane, të cilat publikuan së fundmi edhe
një raport të detajuar mbi këtë çështje.

Në një prononcim për
mediat, Priebus u shpreh se Donald Trump e ka pranuar se ka patur një
interference nga qarqe të caktuara ruse në procesin zgjedhor, e më konkretisht
në sulmin që i është bërë sistemit të të dhënave të demokratëve.

Megjithatë, sipas tij,
nuk është Moska ajo që duhet fajsuar, por vetë demokratët, për shkak se nuk
kishin të instaluara sisteme që shërbejnë për t’u mbrojtur nga pirateria
kompuiterike.

Shefi i Stafit të Trump
më tej theksoi se përplasjet mes Rusisë dhe ShBA-së në botën kompiuterike kanë
nisur dekada më parë dhe se mund të ketë patur gjithashtu ndërhyrje edhe në
zgjedhjet që janë mbajtur vitet e shkuara.

Por sikurse Presidenti
i zgjedhur, edhe Priebus e mohoi se fitorja e republikanëve në procesin
zgjedhor ka ardhur për shkak të këtyre sulmeve. Ai nënvizoi se sulmet nuk kanë
patur asnjë impakt në rezultatin përfundimtar.

Çështja në fjalë ka
shkaktuar një debat mjaft të gjerë në Shtetet e Bashkuara por edhe në raportet
mes Uashingtonit dhe Moskës. Shtëpia e Bardhë ka lëshuar vazhdimisht akuza në
drejtim të Rusisë, duke pretenduar se qeveria ruse ka urdhëruar një fushatë
sulmesh, me qëllim që të favorizohej kandidati republikan Donald Trump.

Megjithatë, në
prononcimet e tij për mediat, Presidenti rus, Vladimir Putin, thekson se këto
akuza janë të pabaza dhe se kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen e
qytetarëve nga probleme të tjera madhore që ka sot bota.