Shqiptarja denoncon: Djalin 14-vjeç ma ka përdhunuar një pakistanez

694
Një ngjarje e rëndë është publikuar ditën e sotme në mediat greke, ku një shqiptare ka denoncuar në polici se djali i saj vetëm 14-vjeç, është përdhunuar nga një pakistanez.
Siç bëhet me dije ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha të ishullit Euboea, në 17 shkurt, ku pas denoncimit, policia greke ka vënë në pranga 30-vjeçarin nga Pakistanezi.
Prokuroria greke ka urdhëruar që të miturit t’i bëhen analizat mjeko-ligjore, për të vërtetuar nëse ngjarja ka ndodhur në të vërtetë apo ka qenë sajesë e shqiptares.
Sigal