Shqiptari në hall me shefen gjermane, e detyron të bëjë seks

438
Një shqiptar që jeton në Gjermani me familjen e tij ka ndarë historinë e tij me lexuesit dhe kërkon që ata ta këshillojnë, pasi rrezikon të humbasë punën që ka gjetur në Gjermani. 32-vjeçari shqiptar me pasaportë italiane vendosi të emigrojë në Gjermani për një jetë më të mirë. Tashmë ai jeton në një provincë të Hannoverit bashkë me gruan dhe tre femijët e tij. Në fakt historia e tij ka nisur vetëm para 10 ditësh, kur u punësua në një fabrikë sallate. Ai mësoi gjuhën gjermane, për t’u punësuar më pas në këtë fabrikë, ku punon tek reparti i paketimit. Problemi qëndron se shefja e repartit, 58-vjeçe nga Rusia, e ka “detyruar” atë të kryejë marrëdhënie seksuale me të. 32-vjeçari rrëfehet se ka kryer marrëdhënie seksuale dy herë me të, pasi në të kundërt ajo do e pushojë nga puna. Sigurisht, përgjegjësia për të mbajtur gruan dhe tre fëmijët nuk është e vogël.
Sigal