Shqiptarët në protestë, tundin Nju Jorkun për lirimin e Haradinajt

493
Sigal

Disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë janë mbledhur dhe
kanë protestuar sot përpara konsullatës serbe në Nju Jork, duke kërkuar lirimin
e ish-kryeministrit të Kosovës, dhe ish-luftëtarit të lirisë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ndodhet i arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të një
fletëarresti lëshuar nga Serbia për Interpolin. Serbia kërkon ekstradimin e tij
dhe një dalje para gjykatës franceze mund të ndodhë ditën e enjte.
Shqiptarët e Amerikës kanë bashkuar zërat e tyre me ata që bëjnë thirrje për
anullimin e urdhërave të tilla që kërkojnë të paraqesin agresorin si viktimë
dhe viktimën si agresor për ngjarjet e përgjakshme të viteve 1990.
Protestuesit bënë brohotitën “SHBA, SHBA” dhe “UÇK, UÇK” si dhe kërkuan lirimin
e menjëhershëm të kryetarit të AAK-së.