Shqiptarët, kampionë në të gjithë botën

1125
Sigal

 Janë 47 kampionate të fituar në total nga 34 lojtarë kuqezinj anënkënd botës. 36 janë në kupë

Për herë të 36-të në historinë e futbollistëve shqiptare në kampionatet e huaja, një futbollist kuqezi fiton kupën kombëtare të një vendi tjetër. Është fjala për Julian Aliajn e skuadrën La Fiorita që, fitoi të hënën Kupën e San Marinos. Statistika është e bukur dhe ajo të çon në kërkim të shqiptarëve që kanë fituar nëpër botë. Dhe s’janë të paktë ata që kanë fituar kampionat dhe kupa, madje po të shohësh gjeografinë ndërtohet një hartë e rëndësishme me shtetet e tyre, duke nisur nga Italia, Franca, Rumania, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Skocia, Suedia, Norvegjia, Qipro, Azerbajxhani, Ukraina, Kanadaja, Irani, Australia, Arabia Saudite, etj. Janë 47 kampionate të fituar në total nga 34 lojtarë. Emrat e skuadrave: Juventus, Roma, Bolonja, Paris Sën-Zhermen, Olimpiakos, Anderleht, Dinamo e Bukureshtit, Genk, Rozenborg, Vorskla Poltave, Brisbejn Roar, Maribor, etj..

 ITALI – Fituesit e parë shqiptarë datohen pikërisht në futbollin italian: Sllave Llambi, që fitoi kampionatin italian me Bolonjën në sezonin 1940-1941, Naim Krieziu me Romën në sezonin 1941-1942, si dhe Riza Lushta, ky i fundit fitoi me Juventusin Kupën e Italisë, në sezonin 1941-1942. Në Itali kanë luajtur e luajnë disa lojtarë, si Tare, Bogdani, Cana, Ujkani, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të fitojë ndonjë trofe aty.

GREQI – Ish-kapiteni i Kombëtares, portieri Foto Strakosha, ka fituar kampionatin në Greqi me ekipin më të famshëm të vendit fqinjë, Olimpiakosin (1996-1997). Ish-portieri i Dinamos e fitoi Kupën e Greqisë me Panionosin në sezonin 1997-1998. Kupën në Greqi ka fituar edhe Bledar Kola me AEK-un në vitin 2002, por

edhe i riu Serxhio Abdurahmani me AEK-un e Athinë (2010-2011).

FRANCË – Nuk mund të mungonit fitues shqiptarë në Francë, madje dy ndër lojtarët më të dalluar të Kombëtares sonë, të cilët patën fatin të luanin për të njëjtin ekip, Paris Sën Zhemenin. Edvin Murati e fitoi Kupën e Francë në sezonin 1987-1998, ndërsa Lorik Cana në edicionin 2003-2004.

RUMANI – Pas mbylljes së kufijve dhe moslejimit të transferimit të lojtarëve në kampionatet e huaja, i pari që futbollist që ka fitua një trofe në një vend të huaj është sulmuesi i Partizanit, Roland Agalliu. Madje “Lakja” i fitoi të dy trofetë me Universitean e Krajovës, në sezonin e tij të parë në Rumani, 1990-1991: kampionatin dhe Kupën e Rumanisë. Në Rumani kanë fituar kampionatin me Dinamon e Bukureshtit, Sulejman Demollari dhe Perlat Musta (në sezonin 1991-1992), ndërsa Kupën e Rumanisë e kanë fituar Albert Duro dhe Elton Ceno me Steauan e Bukureshtit (1998-1999). Alber Duro ka fituar edhe kampionatin me Steauan e Bukureshtit në 2000-2001.

BELGJIKË – Titujt kampion dhe trofetë e kupave në Belgjikë lidhen kryesisht me emrin e Besnik Hasit. Ish-mesfushori kosovar ka fituar  dy tituj kampionë me Anderlehtin, si dhe një kupë dhe një kampionat me Genkun. Me Genkun ka fituar kampionat edhe Ervin Fakaj, ndërkohë që Ilir Çaushllari ka fituar Kupën e Belgjikës.

BULLGARI – Dy emra të shquar të futbollit tonë kanë fituar në atë vend: Alban Bushi dhe Altin Haxhi, që të dy me të njëjtin ekip, Liteksin e Loveçit, po Bushi e ka fituar dy herë kampionatin (1998, 1999), ndërsa Haxhi vetëm një herë (1999).

SLLOVENI – Në kampionatin slloven janë aktivizuar shumë lojtarë dhe të shumtë janë ata që kanë fituar. Sulmuesi beratas, Kliton Bozgo, ka fituar tre tituj kampionë, dy me Mariborin dhe një me Olimpija Ljubljanën; Viktor Paço dy me Mariborin; Geri Çipi dy me Mariborin, Edmond Dosti me Olimpija Ljubljanën dhe Mehmet Dragusha dy herë me Mariborin. Sulmuesi beratas Klodian Arbëi ka fituar kampionatin me Mariborin. Kupën e kanë fituar Kliton Bozgo (dy herë), Viktor Paço, Mehmet Dragusha.

KROACI – Ish-sulmuesi i Dinamos dhe i Kombëtares, Eduard Abazi, e fitoi kampionatin me Hajdukun e Splitit (1991-1992), ndërsa Erion Rizvanolli me NK Zagreb (2001-2002).

SKOCI – Rudi Vata mund të krenohet se, është lojtari i vetëm shqiptar që ka fituar një trofe në Skoci, pikërisht me Sëlltikun e Gllazgout, kur fitoi kupën në sezonin 1994-1995. Në Norvegji ka fituar Kupën, Jahmir Hyka me Rozenborgun (2006), ndërsa portieri Etrit Berisha ka fituar kampionatin e Suedisë me Kalmarin (2008).

QIPRO – Nuk mungojnë fituesit as në “Ishullin e Afërditës”, si në kampionat ashtu dhe në kupë. Ajran Beqaj është fitues me Anorthosis, në të dyja kompeticionet, dhe po kështu Altin Haxhi me Apoel Nikosian. Klodian Duro fitoi Kupën e Qipros me Apollon Limasolin, ndërsa Isli Hidi kampionatin me AEl Limasolin.

IRAN – Sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj fitoi sezonin e kaluar titullin kampion me Sepahanin, por më parë në një vend të Lindjes së Mesme e kishte fituar kampionatin ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Hysen Zmijanin, me Al-Nasr Riad të Arabisë Saudite, në sezonin 1994-1995. Në Auastrali ka fituar Besart Berisha me Brisbejn Roarin (2011-2012).

Fituesit e kampionateve

1940/41 Sllave Llambi “Bologna” (Itali)

1941/42 Naim Krieziu “Roma” (Itali)

1990/91 Roland Agalliu “Universitatea Craiova” (Rumani)

1991/92 Sulejman Demollari “Dinamo Bucureshti” (Rumani)

1991/92 Perlat Musta “ Dinamo Bucureshti” (Rumani)

1991/92 Eduart Abazi “ Hajduk Split” (Kroaci)

1994/95 Hysen Zmijani “ Al-Nassr Riyadh” (Arabia Saudite)

1994/95 Edmond Dosti “ Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1994/95 Kliton Bozgo “Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1996/97 Fotaq Strakosha “Olympiakos” (Greqi)

1996/97 Viktor Paço “ Maribor” (Slloveni)

1997/98 Alban Bushi “Litex Lovech” (Bullgari)

1997/98 Viktor Paço “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Alban Bushi “ Litex Lovech” (Bullgari)

1998/99 Altin Haxhi “ Litex Lovech” (Bullgari)

1998/99 Kliton Bozgo “ Maribor” (Slloveni)

1998/99 Geri Çipi “ Maribor” (Slloveni)

1998/99 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Besnik Hasi “ Genk” (Belgjikë)

1999/00 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1999/00 Geri Çipi, “Maribor” (Slloveni)

1999/00 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

2000    Gentian Buzali “Toronto Croatia” (Kanada)

2000   Dritan Preçi “Toronto Croatia” (Kanada)

2000   Ervin Ryta “Toronto Croatia” (Kanada)

2000/01 Besnik Hasi “Anderlecht” (Belgjikë)

2000/01 Klodian Arberi “Maribor” (Slloveni)

2000/01 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

2000/01 Albert Duro “Steaua Bucureshti” (Rumani)

2001/02 Erion Rizvanolli “Nk Zagreb” (Kroaci)

2000/01 Klodian Duro “Galatasaray” (Turqi)

2000/01 Ervin Fakaj “Genk” (Belgjikë)

2003/04 Besnik Hasi “Anderlecht” (Belgjikë)

2005/06 Besnik Hasi “Anderlecht” (Belgjikë)

2005/06 Suad Lici “Baku” (Azerbajxhan)

2006   Jahmir Hyka “Rosenborg” (Norvegji)

2007/08 Arjan Beqaj “Anorthosis” (Qipro)

2008    Etrit Berisha “Kalmar” (Suedi)

2008/09 Altin Haxhi “Apoel Nicosia” (Qipro)

2008/09 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2009/10 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Gerhard Zenunaj “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Donald Zenunaj “Tre Fiori” (San Marino)

2011/12 Besart Berisha “Brisbane Roar” (Australi)

2011/12 Isli Hidi “Ael Limassol” (Qipro)

2011/12 Xhevahir Sukaj “Sepahan” (Iran)

Fituesit e kupave

1941/42 Riza Lushta “Juventus”(Itali)

1990/91 Roland Agalliu “Universitatea Craiova” (Rumani)

1990/91 Eduard Abazaj “Hajduk Split” (Jugosllavi)

1993/94 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1994/95 Rudi Vata “Celtic Glasgoë” (Skoci)

1995/96 Kliton Bozgo “Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1996/97 Viktor Paço “Maribor” (Slloveni)

1997/98 Fotaq Strakosha “Panionios” (Greqi)

1997/98 Edvin Murati “Psg” (Francë)

1998/99 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Albert Duro “Steaua Bucureshti” (Rumani)

1998/99 Elton Ceno “Steaua Bucureshti” (Rumani)

1999/00 Besnik Hasi “Genk” (Belgjikë)

1999/00 Ilir Çaushllari “Genk” (Belgjikë)

2001    Rezart Trebicka “Ottava Uizards” (Kanada)

2001/02 Bledar Kola “Aek Athens” (Greqi)

2003    Eris Tafaj “London City” (Kanada)

2003    Gentian Dervishi “London City” (Kanada)

2003   Erald Popa “London City” (Kanada)

2003   Altin Ruci “London City” (Kanada)

2003    Ermal Murataj “London City” (Kanada)

2003    Gentian Buzali “London City” (Kanada)

2003/04 Lorik Cana “Psg” (Francë)

2006/07 Arjan Beqaj “Anorthosis” (Qipro)

2007/08 Altin Haxhi “Apoel Nicosia” (Qipro)

2008/09 Admir Teli “Karabakh” (Azerbajxhan)

2008/09 Ahmed Januzi “Vorskla” (Ukrainë)

2008/09 Debatik Curri “Vorskla” (Ukrainë)

2008/09 Armend Dallku “Vorskla” (Ukrainë)

2009/10 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2009/10 Klodian Duro “Apollon Limassol” (Qipro)

2010/11 Serxhio Abdurahmani “Aek Athens” (Greqi)

2010/11  Elvin Beqiri “Khazar Lankaran” (Azerbajxhan)

2011/12 Julian Aliaj “La Fiorita” (San Marino)

Zëvendëspresidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Dejvid Xhill, do mbështetjen e Shqipërisë

 Anglia kërkon ndihmë nga Duka

  Zëvendëspresidenti i  federatës angleze të futbollit, Dejvid Xhill, kërkon që Shqipëria të mbështesë kandidimin e tij si anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. 55-vjeçari, që aktualisht mban edhe postin e shefit ekzekutiv të Mançester Junajtid, e kërkoi hapur votën e federatës shqiptare të futbollit pas një takimi me presidentin Armand Duka dhe sekretarin e përgjithshëm të FSHF Ilir Shulku. “Qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte për të takuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollti, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv për të diskutuar rreth kandidimit tim si anëtar I komitetit ekzekutiv të UEFA-s, pasi në këtë pozicion ke për detyrë të përfaqësosh të gjithë futbollin europian, ku Shqipëria është anëtare e kësaj familje. Pas një udhëtimi të gjatë mendova për ta shijuar këtë takim duke folur për futbollin në përgjithësi, dhe për Shqipërinë. Besoj se është një mundësi për të shkëmbyer mendime për të dhënë ide për zgjidhje mbi problematikat që ekzistojnë”. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se Dajvid Xhill është një personalitet i futbollit dhe si i tillë mund të japë kontribut edhe në UEFA. I pyetur se sa vite të tjera Sër Aleks Ferguson do të jetë në krye të Mancester Junajtit, Xhill iu përgjigj: “Sër Aleks Ferguson do ta drejtojë Junajtin edhe për shumë vite të tjera. Ai është trajner i Mançesterit prej 26 vitesh dhe kjo është dicka fantastike. Kemi fituar shumë tituj me të, madje edhe këtë sezon, dhe gjithçka duket e pabesueshme. Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, presidenti Duka shtoi gjithashtu se është diskutuar edhe për projektet që ka Federata për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

   Hamdi Salihi, gol në Ligën e Kampionëve

 Sulmuesi shkodran shënoi golin e fitores 2-1 të skuadrës së tij kineze, Jiangsu Sainty, ndaj japonezeve të Vgalta Sandai, por fatkeqësisht ai gol nuk e ndihmoi ekipin për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampioneve të Azisë. Edhe skuadra japoneze u eliminua. Ky ishte takimi i fundit në grupin E, ku skuadrës së sulmuesit kuqezi i nevojitej patjetër fitorja për t’u kualifikuar, por barazimi i Buriramit i siguroi këtij të fundit biletën për në raundin tjetër. Ndeshja pati shumë emocione, madje të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë. Sulmuesi i Vegalta Sandait, Uilson, u largua me karton të kuq për shkak të një faulli të rëndë ndaj Salihit, me shqiptarin që u godit keq në kavilje. Sendai mori kryesimin në minutën e 24-t, kur Sugai shënoi me kokë pas një krosimi të shkëlqyer të Kojit Haçisukës. Liu i Jiangsu barazoi rezultatin me një gjuajtje nga 25 metra, duke mposhtur Takuto Hajashin, shtatë minuta nga përfudimi i pjesës së parë. Goli i Salihit u shënua në minutën e 62-të. Shkodrani mori një top të gjatë nga mesfusha e skuadrës së tij, duke qenë në limitet e pozicionit jashtë loje, dhe pasi u lirua nga mbulimi i mbrojtësi me një galopim të bukur shënoi golin e fitores, duke e bërë të pavlefshëm ndërhyrjen e Hajashit. Ashtu si zakonisht, Salihi festoi në këndin e fushës, duke nderuar i ushtarak me shkopin e flamurit të këndit të mënjanuar në 45 gradë. Për sulmuesin e Kombëtares, autorin e golit të fitores madhështore ndaj Norvegjisë, ky ishte goli i tij i dytë në Ligën e Kampionëve të Azisë, pas atij në humbjen 5-1 me koreanojugorët e Seulit, e që përkoi me ndeshjen e tij të parë me klubin kinez.

Finale Bajern-Dortmund në “Uembli”

 Bajerni siguroi një vend në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, ku në “Uembli” do të gjejë Borusian e Dortmundit, në një sfidë të gjithën gjermane, e para në histori. Bajerni fitoi 3-0 me Barcelonën në Spanjë, që kompletoi fitoren 4-0 në Munih. Roben shënoi një gol tipik të tij, me një gjuajtje perfekte brenda zonës (48’), ndërkohë që mbrojtësi i Barcelonës, Pike, shënoi një autogol në të 72’. Tomas Myler shënoi golin e tretë në të 76’. Duket e pabesueshme: Barça pëson shtatë gola në dy ndeshje pa shënuar asnjë. Lionel Mesi nuk luajti, ndërkohë që gjatë lojës Vilanova zëvendësoi Ksavinë dhe Iniestën. Për Bajernin kjo është finalja e tretë në katër vitet e fundit. Sezonin e kaluar humbi në Munih me Çelsin. Gjermanët sapo kanë fituar kampionatin, ndërsa Dortmundi është në vend të dytë.