Shqipëria përfaqësohet në IOSH/ Dritan Ylli: Siguria në punë, prioriteti ynë

467
Sigal

Një model i ri global për përcaktimin e sigurisë dhe shëndetit në punë (SSHP), është prezantuar sot në një konferencë ndërkombëtare në Londër. Për herë të parë, individët dhe bizneset do të kenë një kuadër të përbashkët për sigurinë dhe shëndetin në dispozicion online. Në vitin 2017, çdo i punësuar do të jetë në gjendje të përdori IOSH-në, organizatat do të jetë e pranishme në të gjithë botën, për të vlerësuar aftësitë e tyre aktuale dhe për të përcaktuar nevojat e tyre në të ardhmen, pjesë e kësaj nisme globale bëhet dhe Shqipëria e cila u përfaqësua nga Drejtori I Inspektoriatit Shtetëror të punës z. Dritan Ylli.

Dritan Ylli pjesëmarrës në këtë aktivitet shprehet se është “mjaft e vlefshme të jesh pjesë e një aktiviteti të tillë që mbledh drejtues dhe menaxher të institucioneve dhe kompanive lider në botë në fushën e sigurisë në punë. IOSH është një organ globale profesional që mbështet anëtarët në të gjitha kontinentet, IOSH do të mundësojë që secili anëtar të kuptoj në mënyrë aktive fushat e zhvillimit personal. Është kënaqësi të përfaqësoj Shqipërinë, në këtë aktivitet kaq prestigjoz, ku ke mundësi të dëgjosh dhe ndash përvojat me të mira, se si vendet e punës të bëhen më të sigurta – shprehet Dritan Ylli.