Shqipëria ka mbretër që meritojnë mirënjohje me shumë se sa Zogu

    635
    Sigal

    Mbreti iliro-epirot Teodor Ëngjëlli, mbret mbi mbretërit, meriton shumë më shumë nga ç’ka i kanë fshehur. Ai bashkoi Kombin dhe u mposht duke luftuar për Ilirinë

     Shqipëria ka pasur shumë mbretër në historinë e saj. Por, përgjithësisht mbretër provincialë dhe me përjashtim të njërit, mbretit të vërtetë të Shqipërisë së Madhe, Teodor Engjëllit, askush tjetër nuk është aq i kompletuar sa të meritojë bustin në Tiranë. Aq më tepër Zogu qe jo vetëm iku, vodhi, vrau kristianizmin në veri dhe shtypi shqiptarët në jug e kudo. Ka dhe të tjera, por edhe historianët ende nuk kanë folur prerë. Përse? Sepse pas pyetjeve të sotme vjen menjëherë përgjigja: sepse…”Megjithatë mbretit te vetëshpallur i behet shtatore në bronz. E quajnë të parin mbret të shqiptarëve, kur Shqipëria u përgjysmua. E quajnë…asgjënë e bëjnë madhështi, prashpëtinë mbarësi. Shkelin edhe mbi republikën, por dhe himnin e saj. Zogut, përdhunshëm dhe pa “referendum” popullor e konsensus qytetar, i ngrihet monument i pamerituar në Tiranë (varrimi ne fshat te tij do të ishte akt i paatakueshëm edhe nga kundërshtarët më të ashpër. I drejtë për t’u varrosur atje). Për mua Zogu, kurrsesi nuk afrohet as me mbretin e harruar e trasformuar, iliro-epirotin, Teodor Engjëlli. Por nuk mund të afrohet dhe t’i bëhet monument mbretëror as princ Vidit, që Fuqitë e Mëdha, të cilat prenë pabesisht kombin në mes, na e sollën “peshqesh” me synime të qarta. As mbretit Italian që për katër vjet mbretëroi Shqipërinë, Viktor Emanuele. Padyshim meritë të marrë drejtësisht ka heroi ynë i paatakueshëm  Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili edhe pse kurrë nuk e ka quajtur veten mbret, sepse thotë vet brilantisht: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mes jush”. Territoret shqiptare, që ai mbrojti për 25 vjet me radhë, gjithsesi ishin të vogla krahasuar me ato që administroi mbreti më i shquar i shqiptarëve të sotëm Teodor Engjëlli (lënë qëllimisht në harresë a nga padija e Saliut a prej shkencëtarëve që ai konsultohet). Mbret është edhe Agroni, i cili i shpartalloi grekët në jug dhe nga dehja e fitores piu shumë verë e vdiq. Natyrisht ishte verior, dhe kryeqytet kishte Shkodrën. Edhe gruaja e tij, që duhet të jetë me siguri durrsake, Teuta, është një mbretëreshë dhe ajo i bën nder Tiranës me portret sepse luftoi e fitoi edhe kundër Romës dhe të dy ne historinë botërore kanë vend. (lexo dhe Enciklopedia Catolica,Vatikan 1952). Ky çift mbretëror i njohur dhe pa defekte atdhetarie, meritojnë më shumë se i vetikuri dhe vrasës i shqiptarëve, Zogu. Por edhe mbreti ilir Bato apo dhe ai i shumë shkëlqyeri nga rrëza e Tomorit, që përherë triumfoi ndaj pushtuesve, mbreti Bardhyl, meriton më shumë se Zogu sepse edhe vdekjen e gjeti, sipas historianëve të shumtë, duke luftuar kundër maqedonasve duke u vrarë prej tyre në moshën 85 vjeçare. Mbreti ilir Bardhyl, është një mbret tepër shqiptar, krahasuar me frikacakun dhe hajdutin Zog. Sigurisht ishte Bardhyli, mbret lokal por nuk ka qenë i tillë Mikel Ëngjëlli dhe sidomos vëllai i tij i ftohtë që e zëvendësoi Theodhor Ëngjëlli. Saliu ka pasur rastin kur përmendi me gafë shtetërore (nuk e ka në programin qeverisës) Prevezën dhe Shkupin, e gjithë ç’përmendi, të precizonte mbretërinë e Teodor Ëngjëllit. Si ishte ajo dhe pse u shkatërrua. Natyrisht Saliu nuk është historian i mirë, as publicist i dalluar që edhe mund të futet në tema të tilla, por duke ua lënë, gjithmonë, fjalën e fundit historianëve. Se të gjithë duan të dinë përse Preveza, Arta, Janina, janë troje tona ku, Saliu dha detin dhe atje poshtë jugut, në Prevezë, del dhe kërkon t’i ngrejë kufijtë iliriko-epirote, pra shqiptare grekeve fqinjë. Në të vërtetë mbretërit iliro-epirot, Ëngjëlli, na tregon historiani i njohur Edgar Hosch në librin:”Storia dei paesi balcanici”, në Artë kishin pallatin mbretëror, kurse kufiri i tyre mbaronte përtej Shkodrës. Ta përkthejmë në ndihmë edhe të Saliut që hedh shashka pa ditur e treguar përse.

    “Sovranët e Epirit (dimë nga historiani grekofil, Hammond se “Epiri që në shekullin e VIII, para K. banohej nga ilirët.”) Mikele Ëngjëlli (Angelo) dhe më tej, duke nisur nga viti 1215, vëllai i tij i ftohtë, Teodor Ëngjëlli, kishin rezidencën në Artë, të cilën më pas e transferuan në Janinë. Keta të dy dominonin edhe Adriatikun, që e kontrollonin gjer në veri të Shkodrës) shtrirë në lindje të Ohrit (Ocrida, Prilep) duke përfunduar në Marika. Selaniku ishte në duart e tyre më 1224. Me marrjen e kurorës mbretërore prej Teodor Ëngjëllit, si mbret i këtij qyteti, edhe kufoma e Perandorisë greke dukej sikur po ngjallej, si në kohën e saj të ndritur (shekulli VII-IV, para K. janë vitet e patundshme të qytetërimit grek me rrënjë pellazgjike, shënim L.Shmilli). Vazhdojmë përkthimin e Hosch: “Zhdukja e “Signorie” feudale latine në Selanik siguronin Teodor Engjëllin në Thesali dhe në pjesë të Maqedonisë, e ndërkohë edhe daljen në Egje. Ndërkohë ai donte të zgjeronte kufijtë territorialë i favorizuar për betejë finale me atë që kish grabitur (pellazgjinë) Bizantin, duke u përqendruar edhe në Traki. Dhe në këtë kohë mbërrin e paevitueshmja betejë me carin e Bullgarisë, Giovani Anselmo II, i cili kishte projektuar pushtimin e të njëjtit drejtim (territoret e mbretit Engjëll)dhe që mbështetej nga diplomacia latine e Kostantinopolit. Humbja e madhe “bazileos dhe autokratit, sipas romakëve” Teodor Ëngjëlli, pranë Klokotnika mbi Marika më 1230 pas K, u jep fund projekteve ambicioze të mbretërve epirotë. Cari i Bullgarisë merr fuqinë politike në zonën qendrore dhe perëndimore të Ballkanit duke zgjeruar dominimin mbi Maqedoninë dhe pjesë të Shqipërisë. Perandoria e tij shtrihej nga Branicevo e Beogradi në veri, Adrianopoli në lindje dhe Durrësi mbi Adriatik”.

    Kjo dhe të tjera duhej të ishin ato që Berisha duhej tu kujtonte grekëve dhe maqedonasve kur foli gabimisht për Prevezën dhe përpos këtyre mund të hidhte idenë për t’i bërë një bust të denjë mbretit luftarak dhe plotësisht atdhetar sepse luftoi dhe humbi dhimbshëm kundër bullgarëve dhe ata mijëra shqiptarë që u vranë. Do të ishte bindës mbreti Teodor Ëngjëlli, se sa ikanaku frikacak, vrasësi pas shpine i shqiptarëve, Zogu. Koka e Ali Pashait edhe pse u bleu francezëve një qytet epirot, me pare në dorë se ishte qytet shqiptar, nuk e arrin dot lavdinë e mbretit Teodor Ëngjëlli, edhe pse Ali Pashai, si Zogu, kanë brenda kontradiksionin e madh të mosmbrojtjes së shtetit dhe mosdashjen e vendit. Koka e Aliut, përngjet shumë sot me mendjen e Saliut. Papërgjegjshmëria në dëm të kombit dhe shqiptarëve!