Shqipëri-Serbi, bashkëpunim mes shoqërive civile. Klosi: Të komunikojmë pa ndroje

    386
    Organizatat e Shoqërisë Civile nga Shqipëria dhe Serbia u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Në një takim të zhvilluar në Tiranë, përfaqësues nga të dy vendet u mbështetën në këtë iniciativë nga qeveria shqiptare dhe Ambasada e SHBA-së.
    Ministri i Mirëqënies Socilae dhe Rinisë, Blendi Klosi, e cilësoi si një mundësi të mirë për të ndarë eksperiencat e përbashkëta dhe për forcimin e komunikimit mes dy vendeve.
    Teksa iu rikthye ngjarjeve në Beograd, Klosi tha se një ndeshje futbolli mes përfaqësuesve të dy vendeve duhet të konsiderohet si një derbi ballkanik dhe jo ndeshje që ndan historinë.
    Ministri paralajmëroi shumë shpejt një vizitë të tij në Beograd.
    Klosi: “Jemi përpjekur që në Shqipëri të ngremë një rrjet shumë të fortë të shoqërisë civile, të cilat kanë problematikat e tyre dhe kanë nevojë për mbështetjen e tyre. Jam i bindur që aktivitete si ky i sotmi mund të shërbejnë shumë herë më tepër se dhjetra konferenca të bëra me leksione të përgatitura më përpara në Universitete.
    Unë mendoj që ka ardhur koha të mos kemi asnjë ndroje për të rritur këtë komunikim, ka ardhur koha që një ndeshje futbolli të mos kthehet në një moment desiluzioni por në një moment ku njerëzit ndjehen mirë të shijojnë një aktivitet sportiv. Të jetë si një derbi mes shteteve ballkanike dhe jo një ndeshje që ndan historinë.
    Unë e ftova kolegun serb që të ishte pjesë e këtij aktiviteti por për arsye të axhendës nuk e patëm të mundur këtë aktivitet, por ju siguroj që ne që jemi titullarë institucionesh kemi shumë më qejf të marrim pjesë në të tilla aktivitete sepse realisht mësojmë diçka më shumë. Unë besoj se do ta realizoj shumë shpejt një vizitë timen në Beograd për të pasur mundësi që këtë aktivitet që po e zhvillojmë këtu ne ta zhvillojmë sëbashku edhe në Beograd”.
    Sigal