Shqipëri-Kosovë, mblidhen qeveritë shqiptare në ditët e ardhshme

456
Sigal

Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës priten të mblidhen ditët e ardhshme në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit. Në këtë mbledhje, pritet të diskutohet për akordimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, si dhe për ngritjen e një materniteti në këtë zonë. Me fondin që pritet të akordohet për Luginën e Preshevës në këtë mbledhje të parë të dy qeverive shqiptare pritet të ndërtohet edhe një shkollë. Ky është fondi i parë që qeveritë shqiptare japin për Luginën e Preshevës dhe është pjesë e premtimeve së fushatës së zgjedhjeve të 2013. Megjithëse është konsideruar i vonuar, ai është mirëpritur me reagime entuziaste, duke kërkuar që të jetë i rregullt. Rreth kësaj ka çështjeje ka folur dhe Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit. Gjithashtu, zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka konfirmuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Ai ka pohuar se, mbledhja e përbashkët do të zhvillohet javën e dytë të janarit, por nuk ka përmendur asgjë rreth fondit për Preshevën. Mbledhja në fjalë është parashikuar të mbahej në muajin nëntor si simbolikë me rastin e Festës së Flamurit, por u shty si rezultat i zhvillimit të zgjedhjeve vendore që u zhvilluan në Kosovë. Qysh me marrjen e detyrës si Kryeministër Edi Rama, ka propozuar idenë e zhvillimit të një takimi. Pas kësaj, e njëjta gjë pritet të ndodhë më vonë edhe me qeverinë turke, shtet i cili tashmë ka marrë pozitën e partnerit strategjik për Shqipërinë.