Shqetësohet Londra, humbin 1000 kompjutera nëpër ministri

403
Sigal

Qeveria britanike njofton humbjen e më shumë se 1 000 komjuterave dhe USB-ve që prej një viti e gjysmë dhe shqetësohet për zhdukjen e këtyre objekteve potencialisht të ndjeshme.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, më shumë se një kompjuter në ditë është zhdukur, nga 759 të tillë, që prej zgjedhjeve të fundit legjislative në maj 2015, theksoi sot agjencia e lajmeve “Press Association” që ka zhvilluar një sondazh në departamente të ndryshme.

Askush nuk thotë nëse materiali informatik i humbur apo i grabitur përbante informacione të ndjeshme dhe të destinuara për të mbetur konfidenciale.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar gjithashtu humbjen ose grabitjen e 328 CD-ve, DVD-ve dhe USB-ve. Një hetim ka nisur për gjetjen e shkakut.

Ministria e Punës dhe Pensioneve, që menaxhon ndihmat dje pensionet e më shumë se 22 milionë britanikëve, ka njoftuar për 42 komjutera dhe tetë USB të zhdukur.

Sipas një zëdhënësi, pjesa më e madhe e këtyre pajisjeve informatike të humbura janë shkaktuar nga grabitjet në shtëpi apo në zyra si dhe gjatë zhvendosjeve.

Ministritë e Mjedisit, të Financave dhe Zhvillimit Ndërkombëtar kanë njoftuar gjithashtu për mungesë të materialit informatik.

Habia është e madhe duke nisur edhe nga fakti se të gjithë komjuterat janë të mbrojtur me një kod të fshehtë dhe nuk dihet se për çfarë mund të përdoren.