Shpërthim në Bruksel

456
Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në një stacion metroje në Bruksel.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka evakuar të gjithë personat që ishin të pranishëm si dhe ka arrestuar një person.
Sipas mediave belge autori i ngjarjes, ka lënë një valixhe në stacionin qendror të Brukselit, e cila shpërtheu disa minuta më vonë.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është nën kontroll.
Sigal