Shpallet në kërkim 22-vjeçari, qëlloi me plumba manovër gjatë sherrit

    50
    LEZHE – Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës pasi gjatë së enjtes u përfshi në një konflikt me armë me dy persona të tjerë. Vitor Gjini është përleshur me Agustin Sherrin dhe Almario Perkolën, të dy të arrestuar, ndërsa një i katërt, Pal Paluca ka ndërhyrë t’i ndajë, edhe ky i arrestuar për moskallëzim krimi.
    Policia e akuzon Gjinin për vrasje të mbetur në tentativë, pasi ai gjatë sherrit për motive banale ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar 2-3 herë, por pa shënuar të lënduar në njerëz. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes në lagjen “Besëlidhja” policia gjeti 2 gëzhdoja të goditura nga një armë simuluese.
    Është bërë arrestimi në flagrancë:
    Agustin Sherri, 26 vjeç, banues në Lezhë.
    Almario Perkola , 24 vjeç, banues në Lezhë
    Pal Paluca , 27 vjeç, banues në Lezhë
    Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit :
    Vitor Gjini , 22 vjeç, banues në Lezhë
    Në ngarkim të Agustin Sherri e Almario Perkola “Moskallzim krimi”, “Dëmtimë të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.
    Në ngarkim të Pal Paluca “Moskallzim krimi”.
    Në ngarkim të Vitor Gjini “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftatarake dhe e municionit”.