SHORTI/ Trajneri i Partizanit: Luajmë me ekipin më të fortë të mundshëm

527
Sigal

Skënder Gega nuk është i kënaqur me shortin. Trajneri i Partizanit, në bisedën për “Panorama Sport” pak minuta më parë, theksoi se sllovenët e Mariborit janë skuadra më e fortë e mundshme në krahasim me rivalët e tjerë që mund të “peshkonte” Partizani. “Për mua është kundërshtari më i fortë i mundshëm.

Gjithsesi, ne do t’ja bëjmë hyzemtin, duke u prezantuar sa më mirë. Do ta studiojmë Mariborin, duke filluar që nga miqësorja e fundit që luajit me Kukësin. Prioritet për ne është ndërtimi i një skuadre sa më të fortë për sezonin e ri, por do të tentojmë edhe një paraqitje dinjitoze në Europë. Pse jo kualifikimin”, – deklaroi kreu i pankinës së kuqe.