Shorti i “Europa League”/ Skënderbeu njeh rivalin, përballet me serbët

583
Skënderbeu ka njohur kundërshtarët e grupit pas shortit të hedhur në Monaco për grupet e “Europa League”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është vendosur në grupin C dhe kundërshtarë do të ketë Dinamo Kiev, Young Boys, Partizani Beograd. Kujtojmë se ekipi korçar për të arritur në këtë fazë ka eliminuar me radhë ekipin nga Andora, Sant Jualia, ekipin nga Kazakistani, Kairat Almaty, Mllada Boleslav e Çekisë dhe mbrëmë kroatët e Dinamos së Zagrebit. Shorti i hedhur sot përcaktoi 12 grupe me nga 4 skuadra, në total 48 ekipe. Nga grupet dalin 24 më të mirat, vendi i parë dhe i dyti për çdo grup, ndërsa më pas do t’i bashkohen edhe 8 skuadrat e vendit të tretë që vijnë nga “Champions League” për të formuar kompeticionin me 32 ekipe.

Sigal