Shoqëria Civile takim me Metën: I vetmi konsensus, vota kundër ‘mbetjeve’

416
Sigal

Ligji
për mbetjet ka mbledhur bashkë shoqërinë civile dhe kryeparlamentarin Ilir Meta
në një takim. Biseda e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka zgjatur
plot 60 minuta.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë
Unioni i Ekspertëve mjedisorë, juristë, si dhe përfaqësues të mediave.

Ambientalisti Sazan Guri është
shprehur se rruga e dekretit për mbetjet është drejt rrugës së duhur.

Ndërsa, Zheji në përfundim të takimit tha se “Kreu i Kuvendit, Ilir Meta na la
të kuptojmë se pa konsensus nuk ka ligj”.

“I vetmi konsensus është vota
kundër ‘mbetjeve’”, është shprehur Zheji drejtuar Metës.

Ndërkohë, më 14 tetor presidenti
Bujar Nishani kthehu në parlament ligjin për menaxhimin e mbetjeve. “Ligji i
mbetjeve bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës, – theksoi Nishani, ndërsa shtoi
se: “Shqipëria nuk ka asnjë detyrim të importojë mbetje. Procedurat për
miratimin ishin të përshpejtuara dhe po ashtu është shkelur neni 56 i
Kushtetues për mos informim të qytetarëve”.