Shoqata Kulturore “Tomorri” ka një histori të shquar atdhetare

1058
Sigal

INTERVISTA/ Flet RamisHamzollari, Kryetar i Shoqatës Kulturore “Tomorri” për Tiranën

Shoqata Kulturore “Tomorri” është një ndër shoqatat më aktive në Tiranë dhe në trevën e saj. Ajo është një ndër shoqatat më të vjetra në vend e cila shquhet për aktivitete me karakter kombëtar. Shoqata Kulturore “Tomorri” e ka jetën shumë të gjatë. Themelimi i saj daton  108  vjet më parë në Rumani, në nëntor të vitit 1906. Ajo e ka shtrirë veprimtarinë në shoqëri e klube si në Athinë, Egjipt, Amerikë, kurse në Shqipëri degët e saj ishin në Skrapar, Berat, Tiranë, që nga viti 1906 deri në vitin 1951. Themeluesit e saj kanë qenë: Nikolla Naço në Rumani, Jani Vruho në Egjipt, Mit’hat Frashëri në Athinë, kurse në Amerikë për funksionimin e saj një ndihmë të vyer ka dhënë Fan Noli. Kështu, 15 vjet më parë, një grup organizatorësh vendosëm ta ringrinim këtë shoqatë, e kryetar të parë të saj, zgjodhëm z. Nuri Çuni, tashmë sekretar i Përgjithshëm i shoqatës. Ditën e themelimit, ka qenë e pakursyer ndihma e poetit të madh Xhevahir Spahiu, që sot është President Nderi i Shoqatës Kulturore “Tomorri”.

Pse vendosët fillimisht të ishit pjesë, e më pas drejtues i shoqatës kulturore “Tomorri”?

Në radhë të parë ju falënderoj për  kohën që po i kushtoni kësaj shoqate, e cila i ka rrënjët shumë të thella. Personalisht, që në fëmijërinë dhe  rininë  time vij nga bota e artit dhe kulturës. Pas diplomimit si Dirigjent, që nga viti 1981, kam drejtuar dhe ideuar aktivitete artistike dhe festivale të këngës, për fëmijë e të rritur, si dhe kam qenë pjesëmarrës me grupet folklorike në  Festivalet Folklorike të Gjirokastrës. Edhe pse 20  vitet e fundit,nisur nga rrethanat historike dhe sociale, e kam gërshetuar jetën time profesionale me: politikën, ekonominë, shoqërinë civile dhe tashmë me sindikatat (si President i SPIESSH), përsëri thelbi brenda meje mbetet Arti dhe puna me njerëzit, komunitetet. Besoj e kuptoni, se ky fakt, është faktori kyç, që më drejtori në Shoqatën Kulturore “Tomorri”, që në themelimin e saj, në dhjetorin e 1999-ës.

Pra, kjo datë shënon rrugëtimin e shoqatës “Tomorri”…?

Jo, Shoqata Kulturore “Tomorri” e ka jetën shumë të gjatë. Themelimi i saj daton  108  vjet më parë në Rumani, në nëntor të vitit 1906. Ajo e ka shtrirë veprimtarinë në shoqëri e klube si në Athinë, Egjipt, Amerikë, kurse në Shqipëri degët e saj ishin në Skrapar, Berat, Tiranë, që nga viti 1906 deri në vitin 1951. Themeluesit e saj kanë qenë: Nikolla Naço në Rumani, Jani Vruho në Egjipt, Mit’hat Frashëri në Athinë,kurse në Amerikë për funksionimin e saj një ndihmë të vyer ka dhënë Fan Noli. Kështu, 15 vjet më parë, një grup organizatorësh vendosëm ta ringrinim këtë shoqatë, e kryetar të parë të saj, zgjodhëm Z. Nuri Çuni, tashmë Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës. Ditën e themelimit, ka qenë e pakursyer ndihma e poetit të madh Xhevahir Spahiu, që sot është President Nderi i Shoqatës Kulturore “Tomorri”. Unë, si  ndër të parët anëtar të shoqatës, funksionin e tanishëm, si Kryetar i Tiranës, e kam vlerësim nga mandatimi dhe votimi i 210 delegatëve në prill të 2013, kur shoqata ishte në proces riorganizimi. Funksionet administrative dhe politike, nuk më larguan si anëtar  dhe kontribuues i kësaj Shoqate, për rreth 15 vjet.  Ndoshta ato funksione, sidomos politike dhe pushtetarë, më afruam më shumë me njerëzit dhe komunitetin, vlerësim që e ndiej më shumë sot, me riorganizimin e  11 nëndegëve të Tiranës  dhe  degës së Kavajës, si dhe ngritjen e degës së re të Rrogozhinës, si pjesë të Qarkut Tiranë, ku përfitoj nga rasti të vlerësoj punën organizative të kryetares Merita Premto dhe kryesisë me figurat intelektuale të atij qyteti. Por Shoqata Kulturore “Tomorri” ka shtrirje në rrethet Vlorë me kryetar Tomor Caka; Fier, ku kryetar është Gani Bendo, në Durrës me kryetar Hajri Nuhu; në Lushnje me kryetar Shpëtim Ismaili; në Berat me Vullnet Zylyftari, në Skrapar është kryetar i saj Gëzim Zylfo, në Korçë Arjan Bejko…, por për të treguar idetë e programin e saj, ku anëtarë nuk janë vetëm skraparllinjtë,  degët e shoqatës, janë shtrirë në rrethet:Shkodër, Pogradec, Gramsh, Sarandë, Përmet…

Çfarë qëndron në themel të shoqatës suaj? Cili është funksioni dhe aktiviteti i saj?

Shoqata Kulturore “Tomorri”, që në emërtesë, por edhe  në Statutin dhe programin e saj, e ka të pasqyruar mjaft qartë thelbin e saj, ndaj të cilit ne qëndrojmë besnik. Shoqata promovon zakonet, traditat, vlerat, figurat historike dhe ato figura që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në kulturën e kombit shqiptar kudo në botë, pa dallim bindje politike dhe përkatësi fetare. Të gjitha këto, pasqyrohen edhe në organin periodik të shoqatës, gazetën “Dielli i Tomorrit”.

 Shoqata jonë, e unë po flas si kryetar i Tiranës, gjatë këtij viti, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit si: vizita historike në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit; aktivitet tek ekspozita “VITIA Art 2014”; promovimin e librit në Akademinë e Shkencave “Pellazgët flasin shqip” të profesor Muharrem Abazi; vizitën në Malin e Tomorrit me anëtarët e degës së Rrogozhinës: koncertin folklorik ne 22 gusht 2014 në Kulmak; pjesëmarrjen  e Ansamblit Folklorik “Demir Zyko”, (ku unë jam Drejtor Artistik), në Përmet  më 20 tetor,me rastin e “Ditës së Naimit”… etj.. Po kështu kemi organizuar disa takime, për bashkërendimin dhe organizimin e aktivitete të përbashkëta me shoqata simotra si Shoqata Kulturore “Afërdita”, shoqata Kulturore “Devolli” dhe shoqata Kulturore “Labëria”.

Jo vetëm kaq, por për të pasqyruar edhe ndjenjën njerëzore dhe humane, në bashkëpunim me klinikën mjekësore “IKEDA”, shoqata ka realizuar analiza dhe vizita mjekësore falas, për anëtarët e saj. E këtu gjej rastin të falënderoj doktor Mustafa Ibro.

Pak ditë na ndajnë nga festat e nëntorit a do organizoni ndonjë aktivitet?

Sigurisht, por më  parë dua t’ju  sqaroj se shoqata “Tomorri” Tiranë, çdo muaj organizon një takim pune me kryesinë e saj, ku anëtar kryesie janë edhe kryetarët e 11 nëndegëve të Tiranës, bazuar në ndarjen administrative territoriale, ku diskutojmë për problemet organizative, aktivitetet e muajit dhe hartojmë planin e punës për muajin pasardhës. Në mbledhjen e muajit, u hodh ideja dhe u diskutua për organizimin e një aktiviteti me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Atdheut. Në fakt, jam i kënaqur për faktin se ideatorët ishin të rinjtë, pasi dua të theksoj se shoqata “Tomorri” Tiranë, ka një numër të konsiderueshëm të rinjsh, aq sa vetëm në kryesi sekretarja dhe nënkryetarja i përkasin këtij brezi, pa harruar as kontributin e grave, të cilat janë  anëtare kryesie apo dhe pjesë e Ansamblit Artistik “Demir Zyko”.

Pra, ashtu si gjithë Shqipëria, çdo qytet i saj, është përfshirë në festimet e këtij përvjetori jubilar, edhe ne si shoqatë kulturore, vendosëm që ditën e mërkurë, datë 26 nëntor, në sallën e Muzeut Kombëtar, të organizojmë një aktivitet për të nderuar çlirimtarët në këtë 70 vjetor . Në program do të ketë ekspozitë fotografike, kumtesë nga Prof. Dok. Hysen Kordha, një koncert recitativ me të rinjtë e Liceut, si dhe një koncert nga Ansambli Folklorik “Demir Zyko”, të gjitha në funksion të kësaj date historike. Qëllimi këtij aktiviteti nuk është thjesht përkujtimi historik i ditës së Çlirimit, por kultivimi i ndjenjës kombëtare dhe atdhetare tek brezi i ri.

box

    CURRICULUM      VITAE

RAMIS  Hamzollari

Të dhënat personale

Datëlindja:    20.09.1955

 Vendlindja:     Skrapar

Vendbanimi:  Tiranë

 

Kualifikimet (certifikatat):

  • Fitoj “ Statusin e Nëpunësit Civil” nga Administrata Publike- 19.03.2003
  • Specializuar dhe trajnuar për “Shoqëritë tregtare dhe marrëdhëniet e punës”
  • Kualifikuar për “Marrëdhëniet e punës, Odensë”- Danimarkë 2004
  • Kualifikuar për “Shoqëritë tregtare”- Gjermani 2002
  • PNUD –Seminar për “Zhvillimin e industrisë në Shqipëri”- projekt 2-vjeçar për SME
  • Kualifikuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike – mars 2003-shtator 2005
  • ITAP- “Reforma në administratën publike dhe aftësitë menaxhuese”-(certifikatë)
  • ITAP- “Çështjet të decentralizimit dhe delegimit në institucione”-2004
  • Banka Botërore- “Forcimi i mundësive për informacion  me anë të ligjit për liri të informimit dhe qendrave të informimit publik në Bashki”-2004
  • ITAP- “Udhëheqja” -qershor 2004
  • ITAP- “Etika dhe Antikorrupsioni” -dhjetor 2004
  • SOROS- “Mbi lidershipin-Drejtimi që synon lehtësimin e pjesëmarrjes” –

                       shkurt 2005

  • ITAP- “Menaxhimi i mbledhjeve” –qershor 2005
  • ITAP- “Prezantimi në Bashkimin Evropian dhe procesin e stabilizim asocimit” –

               qershor 2005

  • Ministria Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Agjencia Kombëtare e Energjisë, Banka Gjermane KfË – Decon Gjermani– “Nxitja e energjisë së rinovueshme. Privatizimi i HEC-ve. Kuadri Ligjor rregullator”- janar 2007
  • ISCOS MAPCHE-“Organizimi i sindikatës ne nivel lokal. Rekurtimi dhe Organizimi i fushave”- shkurt 2009
  • ISCOS MAPCHE-“Kurs formimi për  përgjegjësit e fushave”- shtator-tetor2009
  • ISCOS MAPCHE-“Vvelfare në Shqipëri: arsimi, shëndetësia, pensionet dhe shërbimet sociale”- dhjetor 2009
  • Trajnim -“Funksionimi i strukturave sindikaliste”- dhjetor 2009- Napoli. Itali
  • Union Europa-ISCOS MARCHE- “ Reinforcing the capacities of Albania trade unions- “Kurs formimi për drejtuesit sindikalë përgjegjës për marrëdhëniet me publikun”- janar –shkurt 2010

 

 

 

 

Emëruar në shoqëritë tregtare ( shtetërore)

  • 1999-2000- Administrator i bordit ekonomik të pronave –KSSH-Tiranë
  • Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës Hotel “ Arbana” sh.a- dhjetor 2000-qershor 2002
  • Zv.Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës “Shpërndarja e Librit Shkollor” sh.a-

         Maj 2000-shtator 2002

  • Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës  “Goma Durrës” sh.a- nëntor 2003-dhjetor 2007
  • Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës “ Misto Mame” sh.a- janar 2004-dhjetor 2006

 

Zgjedhur në pushtetin vendor:

  • 1992-1996- Kryetar i Komisionit të Ligjeve- Këshilli Bashkiak- Poliçan-Skrapar
  • 1996-1999- Kryetar i Komisionit të Ligjeve- Këshilli Bashkiak-Poliçan- Skrapar
  • 2003- 2007-Kryetar i Këshillit Bashkiak- Njësia nr 6- Tiranë

Angazhim politik:

  • 1991-Themelues i Partisë Socialiste të Shqiperisë
  • 1991–1997- Kryetar i Partisë, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues te rrethit- Skrapar
  • 1997-2007- Kryetar i Partisë i Njësisë nr.6- Tiranë, anëtar i Komitetit Drejtues-Qyteti Tiranë
  • 2007- e në vazhdim- i angazhuar me shoqata dhe sindikata

 

Arsimi, kualifikime dhe eksperienca të tjera:

  • 1971-1975- Shkolla e mesme e muzikës- Drejtues Artistik-Tiranë
  • 1976-1980-ILA-Dirigjim
  • 2003-2005- Anëtar i Bordit Antikorrupsion pranë Këshillit të Ministrave-Tiranë
  • 2003- Kurs- Menaxhim arti- Gjermani
  • 2004- Specializim- Muzikologji-Dirigjim- Danimarkë

 

Eksperienca profesionale:

  • 1975-1976- Drejtoria Arsimore Skrapar- Inspektor
  • 1980-1981- Dirigjent- Ansambli i Ushtrisë- Tiranë
  • 1981-1987- Përgjegjës i Kulturës Masive- Skrapar
  • 1987-1996-Drejtor i Pallatit të Kulturës- Skrapar
  • 1997-1999- Qendra Kulturore e Fëmijëve- Skrapar
  • 1999-2000-Administrator i Bordit Ekonomik të Pronave- K S SH-Tiranë
  • 2000-2002- Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit-Sektori i mardh., me publikun dhe OJQ- Tiranë
  • 2002-2005- Ministria e Industrisë dhe Energjetikës- sek.mardh.me publikun dhe OJF- Tiranë
  • 2005-2007- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës- sek.mardh.me publikun dhe OJF- Tiranë
  • 2007-2010- KSSH- Kryetar i sindikatës Qarkut-Tiranë
  • 2010- 2012 -SPPESH- Tiranë- zv. President I Sindikatës se Industrisë, Energjetikës dhe Siguritisë të Shqipërisë
  • 2012-  e në vazhdim-SPIESSH- Tiranë- zv. President I Sindikatës së Pavarur të Industrisë, Energjetikës dhe Siguritisë të Shqipërisë
  • 2013- e në vazhdim-SPIESSH- Tiranë-  President I Sindikatës së Pavarur të Industrisë, Energjitikës dhe Siguritisë të Shqipërisë

Autor I teksteve mësimore (përfshirë në katalogun e Alterteks: 2009-2010   2010-2011  2011-2012  2012-2013

  • Edukimi Muzikor – 1
  • Edukimi Muzikor – 2
  • Edukimi Muzikor – 3
  • Edukimi Muzikor – 5
  • Edukimi Muzikor – 6
  • Edukimi Muzikor – 7

Gjuhët e huaja: 

Anglisht  – Rusisht

 Albert Z. ZHOLI