Shoqata e Bankave Shqiptare garanton publikon: Nuk ka rrezik

749
Shoqata e Bankave në Shqipëri ka garnatuar të gjithë publikun se nuk ka asnjë rrezik nga situata që është krijuar në vendin fqinj. Nëpërmjet një njoftimi Shoqata e Bankave të Shqipërisë thotë se sistemi bankar shqiptar është i pavarur nga sistemi i bankave në vendet e tjera. Duke u nisur nga kjo, Shoqata e Bankave garanton stabilitet.
“ Duke marrë shkas nga situata më e fundit në Greqi, Shoqata Shqiptare e Bankave, në emër të gjithë bankave anëtare të saj, dëshiron të sigurojë publikun dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se zhvillimet në vendin fqinj nuk ndikojnë në stabilitetin dhe funksionimin normal të bankave në Shqipëri.
Sistemi bankar shqiptar, përfshirë edhe bankat me kapital Grek, është financiarisht dhe operacionalisht i pavarur nga sistemet bankarë në vende të tjera. Të gjitha bankat tregtare operojnë në Shqipëri si njësi të pavarua ligjore, nën kuadrin legjislativ e rregullator shqiptar, përfshirë kërkesat për kapital dhe mbikëqyrjen bankare. Asnjë nga bankat tregtare në Shqipëri nuk është degë e një banke të huaj.
Sikundër reflektohet në pasqyrat financiare dhe informacionet e publikuara rregullisht, sistemi bankar në Shqipëri ka nivele të larta mjaftueshmërie kapitali dhe likuiditeti, çka garanton stabilitetin e tij, funksionimin normal, dhe mos-ndikimin nga zhvillimet negative në vendet fqinjë.
Masat e marra nga qeveria apo banka qendrore Greke përkundrejt sistemit financiar grek nuk kanë asnjë efekt ligjor në Shqipëri dhe nuk mund të impaktojnë në asnjë mënyrë funksionimin normal dhe stabilitetin e sistemit bankar shqiptar.”
Sigal