Shkrumbohet nga flakët mjeti, u rrezikua djegia e apartamentit

525
Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e vona të natës në qytetin e Pogradecit. Mjeti tip Benz me targa AA 745 IF është djegur totalisht, ndërsa flakët kanë rrezikuar të djegin edhe katin e dytë të një pallati, pasi flakët kanë arritur deri tek ballkoni i apartamentit.
Banorët që jetojnë aty pranë treguan se janë tmerruar kur kanë parë ngjarjen dhe makinën të digjen, pasi ka pasur edhe disa shpërthime të vogla, me shumë gjasa bateria dhe sistemi elektrik.
Sipas të dhënave parapake makina mendohet të jetë e shtetasit Nertil Collaku.
Policia e Pogradecit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te zjarrit.
Ka disa pista në të cilën po hetohet ose zjarrvënie e qëllimshme për shkak të detyrës, pasi Nertil Collaku ka qenë në disa poste në institucione të ndryshme, ku së fundi ishte edhe Drejtor i Pyjores se Pogradecit.
Nga ana tjetër mendohet që shkak i zjarrit mund të ketë qenë ndonjë problem në sistemin elektrik të makinës.
Gjithsesi në orët në vijim polica pritet të dalë në një version zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes
Sigal