Shkrimtarja shqiptare nderohet në Zvicër me “Universum Donna” 2013

    391
    Sigal

     “Universum Donna” vlerëson Irma Kurtin me një çmim prestigjioz që e marrin 10 gratë më të dalluara në fusha të ndryshme

     Në Shqipëri ka lënë poezinë e saj të mrekullueshme dhe emrin e nderuar në fushën e letrave shqip. Ndërsa në Zvicër është nderuar me një çmim, të cilin e ka merituar, me punën e saj të jashtëzakonshme. Ky çmim u jepet çdo vit nga “Universum Academy” në bashkëpunim me Universitetin e Paqes në Lugano të Zvicrës dhjetë  grave, të cilat janë  dalluar në fusha të ndryshme të shoqërisë. Në  ceremoninë  e dhënies së  çmimeve që  do të  organizohet në  prezencën e personaliteteve të  botës së  kulturës, shoqërisë  civile dhe vullnetariatit ndërkombëtar, fitueseve do t’u jepet dhe emërtimi “Ambasadore e Paqes” i Universitetit të Paqes së Zvicrës Italiane. Manifestimi organizohet nga Universum Academy me president profesor Valerio Ruberto dhe ka mbështetjen e Parlamentit Evropian për Sigurimin dhe Paqen, Dhomës Europiane të Tregtisë e organizmave të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Në ceremoni e dhënies së çmimit do të ftohen gjithashtu përfaqësues të institucioneve diplomatike e konsullatave, kryetarë të bashkive, drejtues rajonale etj. të qyteteve apo vendeve prej nga vijnë fitueset.  Irma Kurti me  një  karrierë  të  gjatë  letrare si autore e shumë  teksteve të  këngëve në  Festivale ne RTSH,  numëron nëntë libra në  shqip, në  poezi, prozë e publicistikë dhe tre në italisht. Është  vlerësuar me çmime të  shumta nëpër konkurse ndërkombëtare letrare në Itali e Zvicër si: çmimi i parë në Konkursin Napoli Cultural Classic 2011 në seksionin e autorëve të huaj,  çmimin e parë në Konkursin “Lago Gerundo” 2011, çmim special në Konkursin “Coluçio Salutati” 2011, çmimin e dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Giovanni Gronchi” 2012, çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar “Europa 2013” në Lugano, etj.  Poezitë  e tregimet e saj bëjnë  pjesë  në  shumë  antologji si në  ato të  Librarisë  Ndërkombëtare të  poezisë  në  Maryland të  USA; “Il Federiciano” publikim i  “Aletti Editore“, “Diffusione Autori” 2011, “Raçonti delle donne straniere 2012/2013” etj.