Shkollat profesionale në vend si “hane me dy porta”

    463
    Edhe pse një histori e tillë e një shkolle profesionale, është denoncuar më parë nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, përsëri gjen institucione profesionale që vazhdojnë të diplomohen nxënës, të cilët nuk figurojnë të kenë kryer ndonjë orë mësimi në ambientet e kësaj shkolle. Diploma për nxënës, që shumica janë emigrantë dhe figurojnë të regjistruar në këtë shkolle, e cila në fund të ciklit diplomon këta nxënës, që nuk dinë se për çfarë janë diplomuar. Për të parë se sa nxënës frekuentojnë ambientet e kësaj shkolle, mjafton një ditë vëzhgim në klasa dhe kupton realisht se si paraqitet situata. Regjistra të mbushur me emra studentësh, të cilët nuk dinë se ku ndodhet shkolla. Diploma me nota të mira për studentët që figurojnë emigrantë në Greqi, Itali, drejtor që nuk di se për çfarë është vendosur., etj. Nga më shumë se 230 nxënës të regjistruar në këtë shkollë, një numër prej 50-60 nxënësish ndjekin rregullisht procesin mësimor. Dhe për çudi, në fund shumica dalin të diplomuar, se për çfarë as vetë nxënësit nuk e dinë. Kjo ndodh, sepse vetë mësuesit nuk vendosin asnjë mungesë, por abuzimet për dhënien e këtyre diplomave fiktive përfshijnë dhe drejtues të këtij institucioni. Këtë gjë e pohoi dhe vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në momentin që u konstatua shkelja dhe kur këto shkolla vareshion prej këtij dikasteri. Por edhe shkolla e denoncuar prej saj nuk pati asnjë dnëshkim për drejtuesit kryesorë. Asnjë nga drejtuesit e këtij institucioni nuk është vënë para përgjegjësisë lidhur me këtë skandal. Në kohën kur flitet për shtim të investimeve në shkollat profesionale, shtim të kontrolleve dhe rritje të cilësisë, del se një nga shkollat profesionale, e cila duhet të ishte një nga shkollat më të mira ta rrethit lëshohen diploma edhe nëse nuk shkon asnjë orë mësimi. Drejtuesit e arsimit janë në dijeni të këtij fakti dhe nuk marrin asnjë masë për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për këtë skandal apo sistemimin dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e procesit mësimor ashtu, siç duhet apo flitet me të madhe nga drejtuesit tanë. Nuk është ky problemi i vetëm i kësaj shkolle, pasi në pamje të parë kjo shkollë nuk të ofron atë që duhet të të ofrojë vërtet një shkollë profesionale. Në këtë shkollë prej vitesh është folur për mungesë tekstesh edhe pse drejtori i saj ka premtuar çdo fillim viti se, plotësimi i të gjithë nxënësve me tekste shkollore do të bëhet para se të startojë viti i ri shkollor, por realisht asnjëherë nuk ka pasur një zhvillim normal të procesit mësimor, kjo për shkak të avarive të shumta që janë nxjerrë si pretekst. Vetë nxënësit, ata pak që e frekuentojnë, pohojnë se, në pjesën dërrmuese të vitit mësimi zhvillohet pa tekste, problemi i cili nuk ka gjetur zgjidhje prej shumë kohësh, pavarësisht premtimeve të bëra nga drejtori i kësaj shkolle. Nxënësit shprehen se, pa libra profesionalë zhvillimi i mësimit është i pamundur, ndërsa mungesa e tyre iu shkakton mungesa të mëdha teorike, por duket se për këtë nuk do t’ia dijë njeri, madje as drejtori, i cili çdo fillim viti fton nxënësit, duke u premtuar shumë dhe në fund asgjë nuk ndodh, përfitues janë ata që janë të regjistruar dhe që marrin diploma, ndërsa ata nxënës që vërtet frekuentojnë këtë shkollë, hasin probleme, për të cilat nuk dinë se ku të ankohen. Mungesën e teksteve të lëndëve profesionale dhe kushteve optimale e pranojnë dhe disa nga mësuesit e kësaj shkolle profesionale, e cila është cilësuar si problematike, por deri tani nuk është marrë asnjë masë, ndaj drejtuesve të kësaj shkolle, të cilët shkojnë kur janë të lirë të zhvillojnë mësim. Në këtë shkollë ka mungesë laboratorësh, pasi ato që ekzistojnë janë të vjetër dhe nuk mundësojnë ushtrimin e praktikës, duke detyruar nxënësit të zhvillojnë praktikën në ofiçina, ku të munden, pasi shkolla nuk e ofron këtë mundësi. Nuk dihet si nëse Ministria e Mirëqënies Sociale dhe e Rinisë do të marrë ndonjë masë lidhur me këtë çështje apo do të vazhdojnë të diplomohen dhjetëra nxënës të tjerë, të cilët nuk do dinë se për çfarë janë diplomuar? Nuk dihet a do të merret ndonjë masë për drejtuesit e këtij institucioni, të cilët vetëm gëzojnë titullin, por vetëm si të tillë s’janë ose janë dhe nuk dihet, pasi të diplomuar gjithsesi ka me shumicë. Nuk dihet as se di do të shkojë puna me nxënësit, të cilët ndjekin rregullisht mësimin, por që nuk u sigurohet asnjë kusht… Ky është një nga shembuj konkret se si po funksionojnë disa nga shkollat profesionale në vend, si janë kushtet në realitet të këtyre shkollave dhe si abuzohet me dhënien e diplomave, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi. 
    Sigal