Shkollat profesionale në Elbasan, rritet numri i nxënësve që regjistrohen

1927
Sigal

Duke ndjekur traditën e tij të familjes dhe për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë biznesit familjar Florenc Hyka zgjodhi të studiojë ekonomi–biznes në shkollën profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan. “Shkolla profesionale është e ardhmja. Është shumë e vlefshme”, thotë Florenci. Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional ka shënuar rritje. Në shkollën “Ali Myftiu” numërohen aktualisht 900 nxënës, 250 prej të cilëve në vitin e parë, ndërkohë regjistrimet vazhdojnë. “Shërbimi i mjeteve të transportit është drejtimi më i kërkuar këtë vit. Ka rreth 120 nxënës të regjistruar në këtë degë. Po ashtu, është i kërkuar edhe drejtimi mekanik”, shprehet, Refiko Lushnjani, drejtoreshë e shkollës “Ali Myftiu”. Përveç qendrës së Formimit Profesional, në Elbasan funksionojnë edhe dy shkolla profesional,e ndërsa gjithnjë e më tepër numri i nxënësve po rritet. Me shtimin e kërkesave, shkollat janë përpjekur të zgjedhin edhe mësues specialistë për të përmbushur pritshmëritë.