Shkollat mbyllen se nuk ka nxënës, Kryeministri show me librat falas

620
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Mjerimi nga keqqeverisja i detyron shqiptarët të migrojnë nga Shqipëria, kryeministri “fal” libra për nxënësit

Qeveria e Rilindjes ka hartuar 143 projekte (koncesione) prioritare, që kushtojnë 137 miliardë euro, por asnjë për shkollat

Gjatë viteve 2015-2017 kanë mërguar nga Shqipëria, për azil ekonomik nëpër Evropë 350 mijë shqiptarë, për të kërkuar shpresën e mbijetesës, sepse në vendlindjen e tyre nuk ka më punë, shteti ka ndërprerë edhe ndihmat ekonomike, nëse ke një copë televizori, nëse ke një gomar, nëse ke 3 rrënjë ullinj. Si për ironi, kaq ishte edhe numri i vendeve të reja të punës të premtuar nga Kryeministri Rama në programin e vet qeveritar, më 2013-n. Ndërkohë, që çdo vit mbi 200.000 – 300.000 shqiptarë aplikojnë çdo vit Lotarinë Amerikanë, si shpresën e fundit për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria, sepse këtu ka vdekur edhe shpresa e fundit për t’i mbijetuar varfërisë dhe mjerimit.

Përpos kësaj, kryeministri Rama tani shkon përditë në çdo shtëpi dhe u “fal” nxënësve që janë në klasën e parë deri në të katërtën librat. Por me kusht: Që, këtë libër nxënësi duhet ta rikthejë sërish, në fundin e vitit shkollor, të paprishur, të pashkruar. Ndryshe, prindërit do t’i paguajnë këto libra të falura sot, shumë shtrenjtë në fund të vitit shkollor, nëse libri dëmtohet nga nxënësi!!! Vetëm kryeministri Rama propagandon përditë që fal libra për nxënësit, por me kusht! Të mos griset, të mos shkruhet! Vetëm një libër që nuk hapet, që nuk lexohet, nuk mund të griset kurrë! Atëherë, përse kryeministri Rama i fal nxënësit të fillores një libër, që nuk duhet ta prekë, ta lexojë, të shkruajë mbi të? Si mundet kryeministri Rama të pretendojë nga një nxënës i moshës 6-9 vjeç të mos shkruajë brenda librit, të mos e bëjë me njolla boje, të mos grisë një fletë libri nga pakujdesia gjatë gjithë vitit shkollor, që të mos e paguajnë prindërit e tij këtë libër? Po në cilin vend të botës qeveria pretendon që t’u japë nxënësve libra të përdorura vite më parë? A nuk përmirësohen tekstet shkollore nga viti në vit?

Ndërkohë, kryeministri Rama ka hartuar 143 projekte prioritare, që kushtojnë 137 miliardë euro, por nuk ka asnjë projekt prioritar, që librat e nxënësve të jepen falas, pa detyrime që të rikthehen, për të gjithë shkollat, jo vetëm atë fillore.

Për cilin nxënës kryeministri Rama pretendon se shpërndan libra falas dhe premton se do të shpërndajë libra falas edhe për klasat e tjera të 9-vjeçares, kur çdo ditë mbyllen shkolla, sepse nuk ka nxënës?

Sa i pa-fat ky populli im…!

Adriatik Riza Dosti

Tani që ”i madhi ” fare po shpërndan Libra falas…u mbyllën shkollat, se nuk ka më nxënës… Tani që policia ”po bën namin”… duke arrestuar kriminelët e Peshqit e të gjitha llojeve e madhësive …iku Lu dhe Vllahutinka… Tani që Gjiknuri inauguroi “rrugën e re” të Pogradecit …mbaroi sezoni turistik… Tani që Bushati shkoi në Izrael për të lëpirë atë që pështyu… Izraeli zbarkoi i blinduar në Shqipëri për një ndeshje të çmendur futbolli… Tani që gazetarët kanë 50 arsye që të largohen nga Shqipëria… del një koleg i tyre dhe rreshton 1 arsye më shumë… pra, plot 51 të tilla… për të mos e lënë Atdheun e Edi Ramës… Tani që Opozita shkoi në Shkodër dhe Elbasan… një zot e di sepse-në e vërtetë… Pozita u fuqizua edhe më shumë në Tiranë, Durrës e Vlorë… ku Rama s’resht së dali LIVE në TV kazanë të tij…. Tani që Veliaj veshi përparësen e gatimit e mori garuzhdën të ndajë Supë bamirësie… Shqipëria e shqiptarët shpëtuan njëherë e mirë nga fukarallëku dhe uria… Tani që Gramozi u takua me gazetarët… kriminelët do dhiten në brekë e nuk do guxojnë më të qëllojnë me plumba mbi njerëzit e Medias… Tani që DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë… dhanë paralajmërimin për qytetarët amerikanë e jo ata shqiptarë se… kujdes mos shkoni në Elbasan për ndeshjen Shqipëri – Izrael… të gjithë llojet e qytetarëve të huaj në atë vend janë të mbrojtur… përveç shqiptarëve vendas, …ndaj kujdes, o populli im…, ruaj e mbro veten tënde në tokën tënde, ok…?! Tani që Panuçi ka hedhur në Gjyq Nishanin… rroga e trajnerit italian që ka arritur vetëm një fitore me Shqipërinë e na ka degjeneruar fare si Kombëtare në ndeshjet e tjera… do pësojë rritje të ndjeshme imazhi dhe portofoli… Tani që u bë gati Jevgu të kërcejë… çahet Daullja… Shqipëri hesapi…, ndaj je kaq pa fat e populli im…! Sepse ca të mençur thonë se…Fatin po të ra në dorë shfrytëzoje në maksimum, se po e le të të ikë nga dora …është ai që të shfrytëzon ty… Dhe ti, moj Shqipëria ime, në dorë e kishe fatin tënd… por preferove të luaje me të vdekurit e të tërhiqje zvarrë buste të ngordhurish… e nuk u more me Fatin tënd real …të të gjallëve, që të kishin përgjakur, burgosur, vrarë e prerë, internuar e torturuar si asnjë lloj kombi e populli tjetër në Evropë… Ndaj tani… prit sa t’i dalë qejfi Arixhiut e sa të riparojë daullen. Ok?!

Rama pritet me protesta nga të rinjtë në Elbasan

Dhjetëra të rinj elbasanas zhvilluan një protestë përpara gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan. Në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit e këtij rrethi. Gjatë protestës, herë pas here ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe grupit të protestuesve, të cilët mbanin në duar sloganet “Elbasni i narkotrafikut, shteti i narkotrafikut”. Protestuesit kërkonin që të gjithë fëmijëve të shkollave t’u jepen libra falas, pa kushtëzime. Policia krijoi një kordon sigurie për të mos lejuar kalimin e protestuesve, të cilët tentuan të futeshin në ambientet, ku mbahej takimi i kreut të qeverisë me arsimtarët. Ndërkohë, për të qetësuar situatën, ndodhet atje edhe drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato, i cili herë pas here negocioi me deputetin e PD, Luçiano Boçi, i cili ishte i pranishëm në protestë.