Shkodër sekuestrohen 107 kg kanabis, 6 të arrestuar

487
Sigal

Një sasi prej 107 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës në dy operacione antidrogë. Finalizimi me sukses i “The Border” ka çuar në pranga 6 persona.

Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç. Pesë persona u kapën në flagrancë në brezin e kufirit jeshil, duke udhëtuar me mjetin kamionçinë e markës “Benz” me targë SH 8893 E, e cila ishte e ngarkuar me 18 thasë, në total me 88 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin qëllim trafikimin e lëndës së dyshuar narkotike.

 Shtetasit e arrestuar janë:

* Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, banues në Shkodër

* Klodian Dani, 31 vjeç, banues në Shkodër

* Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç, banues në Shkodër

* Viktor Gjeloshi, 23 vjeç, banues në Shkodër

* Eduard Avdia, 28 vjeç, banues në Shkodër

Rasti i dytë u regjistrua në Muriqan.Nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin e tij tip, “Opel Corsa” me targë AA 813 OV, u gjet në 2 anësoret e këtij automjeti poshtë dyerve disa pako të mbështjella dhe të futura në cilindra metalikë, ku në total ishin 19 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proçeduriale për të 2 rastet, iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikim i lendëve narkotike” në bashkëpunim.