Sigal

Një i ri i akuzuar për marrëdhënies seksuale me të mitur, është prangosur në tentativën e tij, për tu larguar nga Shqipëria, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se në SPKM Muriqan, u kap A. Gj., vjeç 23, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim, për veprën penale parashikuar nga 100 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 04. 09. 2018, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi A. Gj., vjeç 23, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim, për veprën penale parashikuar nga 100 i Kodit Penal.

Kodi Penal

Neni 100

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 1. 2001; ndryshuar fjalët në paragrafin e dytë dhe të tretë me  ligjin nr. 144/2013, datë 2. 5. 2013)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me  dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.