Shkodër, plagos me armë zjarri vëllanë e tij, sherr për pronën

427
Sigal

Një sherr prone mes dy vëllezërve ka përfunduar me një të plagosur dhe tjetrin në pranga. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës, Shkodër.

Burime nga policia thanë së mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 kanë marrë njoftimin nga urgjenca e spitalit rajonal se ka shkuar një person i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se në fshatin Kosmaç, Vau Dejës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A.Z. 64 vjeç.

Menjëherë është identifikuar autori i kësaj ngjarje dhe brenda 1 ore ai është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Din Zallina, 52 vjeç, banues në Vau Dejës, vëllai i të plagosurit.

Pas arrestimit u gjet dhe u sekuestrua arma e dyshuar me të cilën ka kryer ngjarjen, si dhe motivi i kësaj ngjarje dyshohet se është për probleme pronësie.

I dëmtuari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autori i dyshuar ndodhet në ambientet e Policinë e Shkodrës për hetimet e tjera.