Shkodër/ Lirohen hapësirat publike, tregtarët nuk lejohen të shesin në trotuare

458
Sigal

Policia bashkiake e Shkodres i është rikthyer aksionit për lirimin e hapësirave publike në lagjen “Rus”.

Tregtarët e bulmetit dhe fruta-perimeve nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre siç kanë bërë çdo ditë.

Të gjendur përballë kësaj situate, ata kanë akuzuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi se nuk ka mbajtur premtimin për ndërtimin e një tregu, ndërsa theksuan se janë të gatshëm të paguajnë taksat që i detyrohen shtetit.

TregtarëKryetarja e Bashkisë nuk e ka hapur asnjëherë. Këtu jemi tash e 25 vjet dhe kjo histori nuk është sot. 25 vjet për këtë popull nuk ka menduar asnjë parti.
-E ka fajin bashkia. Na duam një vend.
-Kjo është buka jonë.
-I përgjigjemi shtetit me çdo gjë.

Prej vitesh në rrugët e Shkodrës, kjo është mënyra e vetme e tregtimit për shkak se mungon një treg i mirëfillte për fruta – perimet dhe n/produktet e qumështit.