Shkodër: Asgjesohen 3801 rrënjë Kanabis në kërkim autorët

449
Gjatë kontrolleve të imtësishme në çdo të gjitha zonat e qarkut të Shkodrës, u gjetën dhe asgjesuan me djegje 3801 rrënjë lëndë narkotike e lloit Kanabis Sativa.  Kështu, gjatë kontrollit në malin e fshatit « Benë », në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 41 (dyzet e një) parcela me 3281 (tre mijë e dyqind e tetëdhjet e një) rrenjë bimë narkotike Kanabis Sativa.  Ndërsa, në fshati “Drishtë “, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar : 5 (pesë) parcela me 520 (pesëqind e njëzet) bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa.  Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjën e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale, “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal