Shkodër, aksidentohet me motor, humb jetën 29-vjeçari

444
Një 29-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është aksidentuar me motoçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit në rrugën e Kirasit, në lagjen Guerrile.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Izmir Rama i cili po udhëtonte me motoçikletën tip ‘Suzuki’, 400 kubik, me targë BB69408.
Sipas të dhënave, 29-vjeçari, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur drejtimin e motorit duke u përplasur për vdekje.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë si dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dhe transportimin e trupit drejt morgut të spitalit. 
Sigal