Shkenca zbulon kurën se si të parandalohet kanceri

693
Shkencëtarët kanë bërë një hap drejt kurimit të një ndër sëmundjeve më të rënda, kancerit.
Një ekip studiuesish nga universiteti Johns Hopkins ka provuar se testi universal i gjakut zbulon tetë forma të zakonshme të kësaj sëmundjeje.
Sipas tyre ky test vjetor mund të kap kancerin që në hapat e para të zhvillimi të tij .
Në momentin që kanceri nis të zhvillohet, ai lëshon disa gjurmë në ADN dhe në proteinat e gjakut.
Shkencëtar shprehen se Testi Cancer SEEK arrin të analizojë mutacionet në 16 gjene dhe në 8 proteina, ku kanceri nis të zhvillohet.
Deri tani ky test i gjakut është provuar në 1.005 pacient që ishin në fazat e para të kancerit në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, mushkri, gji dhe testi ka rezultuar në 70% të rasteve i saktë.
Studiuesit shprehen se 5 nga 8 llojet e kancerit që janë studiuar sillen në mënyra të ndryshëm në organizëm
Për shembull kanceri i pankreasit shfaqet me më pak simptoma dhe zbulimi i tij bëhet në një fazë shumë të vonshme sa 4 në 5 pacient nuk arrijnë ti mbijetojnë atij.
Dr Cristian Tomasetti, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins deklaroi se kapja e kancerit që në fazat e tij të para të zhvillimit do shpëtoj shumë jetë, pasi parandalimi i tij është më i lehtë se sa kurimi.
Sigal