Shkatërrohet super- banda milionere e kokainës, mes tyre 5 shqiptarë

472
Policia italiane e Rexhio Emilias ka finalizuar sot operacionin e koduar “Disc Jockey” i cili ka çuar në urdhër arrestimin e 5 nënshtetasve shqiptarë, 1 kosovar, 3 italianë e 1 maroken, anëtarë të një organizate me një biznes milioner në trafikun e kokainës. Një nga italianët e arrestuar është një disc jockey i njohur, nga i cili ka marrë emrin dhe operacioni i policisë italiane. Hetimet kanë nisur në shtator të vitit 2015, duke dokumentuar rreth 3000 episode trafiku kokaine. Policia italiane ka sekuestruar sasi të koniderushme kokaine, mijëra euro cash e instrumenta për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike. Urdhëri i arrestit me burg është ekzekutuar ndaj shqiptarit Ervin Tosku 41 vjeç, tre shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndësa shqiptari A.P 33 vjeç është në urdhër arresti shtëpiak.
Sigal