Shkatërrohet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali: zbulohen 31 furnitorë shqiptarë, sekuestrohen 1000 kg marihuanë

481
Një operacion antidrogë, i drejtuar nga Prokurori i Qarkut të Catania, kryer nga policia e Ragusa dhe Guardia di Finanza e COMO-s, ka shkatërruar një rrjet trafiku ndërkombëtar të marihuanës nga Shqipëria në sasi të mëdha të destinuara për “sheshet e drogës” në Itali, njofton ANSA, përcjell Syri.net.

Në hetim, i quajturi “Balkan” ka 61 të dyshuar: 31 shqiptarë dhe 24 italianë.

Prokuroria beson se ka hyrë në të gjithë zinxhirin e furnizimit të organizatës ndërkombëtare.

Gjatë hetimit të nisur në vitin 2012 janë kryer bastiste në qytetet italiane. Më e rëndësishmja, policia e Shtetit e Ragusa dhe Guardia di Finanza e Comos kanë kryer në Catania, ku kanë sekuestruar njëmijë kg marihuanë dhe armë të përdorura nga rojet për mbrojtjen e drogës.

Hetimet e policisë italiane janë bashkuar në një dosje të vetme që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë.
Sigal