Shkatërrohet organizata kriminale shqiptaro-greke, arrestohen 5 shqiptarë

529
Polica greke çmontoi sot një organizatë të trafikut të drogës që vepronte në Evropë. Organizata kriminale shqiptaro-greke është një prej rrjeteve më të mëdha të drogës në Ballkan. Plot 15 persona janë arrestuar, nga të cilët 10 grekë dhe 5 shqiptarë. Siç shkruajnë mediat greke, banda trafikonte drogën nga Shqipëria për në Evropën Qëndrore dhe në vendet Nordike. Në operacionin e sotëm antidrogë, u sekuestrua 700 kilogramë hashash. E gjithë sasi ishte trafikuar nga Shqipëria, shkoi në qytetin e Patras në Greqi dhe prej andej me skaf për në ishullin e Zakynthos. 


 Në këtë moment, ka ndërhyrë policia duke arrestuar 5 personat që ishin në skaf dhe dy të tjerë që prinin me kamion ngarkesën e drogës. Të tjerët u arrestuan në vende të ndryshme. Sipas informacioneve të bëra me dije nga policia greke, 700 kg kanabis ishte destinuar për në Oslo të Norvegjisë, ku do të shitej me një çmimi shumë të lartë që llogaritet në milionë Euro. Në mesin e të arrestuarve është edhe “Baroni” i Ballkanit. Kështu cilësohet kreu i kësaj organizate droge, i cili është një shtetas grek, por nuk është konfirmuar zyrtarisht. Policia e vendit fqinj ka bërë me dije se ditën e nesërme do të japë informacion të plotë për këtë operacion.
Sigal