Shkatërrimi i arsimit është tradhëti kombëtare

623
Sigal

Nëse do të rrënosh dhe nënshtrosh një Komb, hiqi Arsimin dhe Punën. Tërmeti i 26 nëntorit nuk është gjë para “tërmetit” që ka rënë në arsim. Banesat do riparohen por brezi I analfabetëve dhe “sharlatanve me diplomë” do të shkatërrojë të ardhmen e Kombit. Tenderi për tekstet e përkthyra me udhëzim qeveritar bënë që OXFORD të mos njohë maturën shqiptare ndërkohë që njeh gjithë Ballkanin

Shkatërrimi arsimit është tradhti kombëtare

Në qoftë se do të rrënosh një Komb, hiqi të drejtën e Punës dhe Arsimin dhe do ta kuptosh se atë e ke nënshtruar,ose detyruar të braktisë vendin. Nëse një popull e mbyt analfabetizmi, atëherë ai nuk çohet në protesta për të drejtat e tij dhe as për lirinë e kombit të tij. Të ashtuquajturat Reforma në Arsim, largimi i elitës arsimore nga shkollat dhe universitetet dhe zëvendësimi i tyre me një pjesë të “minifundeve dhe dashnoreve të politikanëve dhe trafikantëve” solli degradimin dhe degjenerimin e tempullit të dijes. Do ishte në nderin e arsimit shqiptar që të mbaheshin përtej pensionit, pedagogë dhe profesorë, qoftë edhe me orë të reduktuara dhe kjo do të bënte që rrezet e dritës të vezullonin arsimin shqiptar dhe jo të ktheheshin në kohën “qirifikimit”. Më poshtë po botojmë një analizë të Profesorit dhe shkencëtarit Jorgo Mandili. (E .Musai)

“QUO VADIS SHQIPËRI”?

Jorgo Mandili

PO! PO! Ndodhi ajo që paralajmëruan profesorët e matematikës ISLAM ALIKAJ, BASHKIM ELBASANI ETJ… Kështu ndodh kur të hyn vetja në qejf moj qeveri dhe kryeqeveriu me “çinovnikët” e tij nuk përfill ekspertët dhe specialistët që dinë të paktën më shumë se ata e mbi të gjitha janë kompetentë në profesionin e tyre. Tërmeti natyror të 26 nëntorit që shkaktoi dëme nuk është gjë para “tërmetit” që ka rënë në arsim pas testimit të PISA-s për analfabetizmin funksional të nxënësve dhe mosnjohjes së matematikës të maturantëve shqiptarë për t’u regjistruar për Bachelor në universitet britanike. Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit pas një farë kohe do eliminohen, por “tërmeti”që ka goditur arsimin është me pasoja të pakthyeshme. A mund të “rikuperohet” brezi i analfabetëve funksionalë “apo ai i “sharlatanëve me diplomë” që dalin nga universitetet tona?! Dhe ja tani edhe një bombë tjetër  Universiteti i Oksfordit nga ku u trumbetua me të madhe marrja e teksteve, nuk e njeh maturën shqiptare. Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze. Kjo ndodh, sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë që programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “second hand”, për nivele më të ulëta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve.

PASOJA?

Maturantët shqiptarë të përjashtuar dhe të detyruar të rijapin provimet e maturës, se programi që kanë zhvilluar është i nivelit të ulët. Ndërkaq që Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare. Dëshpërimi dhe revoltat janë të mëdha.

  • Kush përgjigjet për këtë dështim?
  • Ku shkoi investimi i prindërve dhe taksapaguesve shqiptarë?
  • Kaq të papërgjegjshëm e të pashpirt jeni ju qeveritarë e politikanë?