Shiten 4500 bileta për ndeshjen Skënderbeu-Beshiktash

408
Interesim maksimal për ndeshjen e parë të Skënderbeut në Europa League.
Pak ditë para ndeshjes së parë përballë turqve të Beshiktashit në Elbasan mësohet se janë shitur 4500 bileta.
Tifozë nga Korça, por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë kanë filluar pajisjen me bileta për sfidën, që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 21:05.
Kapaciteti i stadiumit të Elbasanit është 12.500 vende dhe pritet që deri ditën e enjte të shitën të gjitha biletat që janë hedhur në treg.
Çmimet e biletave nisin nga 400 lekë te tribunat pas portave e deri në 8000 lekë në tribunën vip.
Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar merr pjesë në grupet e Europa League.
Skënderbeu ndodhet në grup me Lokomotivën e Moskës, Sportingun e Lisbonës dhe Beshiktashin.
Sigal