Shikoni dikë në plazh që ju pëlqen dhe doni t’i tërhiqni vëmendjen? Ja çfarë të bëni

599
Sapo rriten temperaturat fillojnë ‘ëndrrat në diell’: ti në një plazh të pastër, duke marrë rreze, apo duke dalë nga deti si një sirenë e vërtetë me shkëlqimin e ujit mbi trup, ndërsa të gjithë kthejnë kokën.
Por meqë realiteti dihet, të paktën me shumë gjasa do të ketë flirte, dhe kjo nuk është aspak një imagjinatë e parealizueshme. Plazhi është një ndër pikat më strategjike për të flirtuar e për të njohur njerëz, sepse deti dhe fakti që të gjithë janë gjysëm të zhveshur na bën të ndihemi më të lirshëm dhe më të afrueshëm. Ndonjëherë edhe paksa tepër! 
Por nëse shikoni dikë në plazh që ju pëlqen dhe doni t’i tërhiqni vëmendjen, ja çfarë duhet të bëni.
Ruani misterin dhe masën: liro-shtrëngo!
Në rregull, ai/ajo mund të jetë një yll i rënë nga qielli, por kjo s’do të thotë se nuk ka të tjerë. Hidhini një vështrim, pastaj vazhdoni rrugën tuaj. Kushtojini vëmendje shoqërisë, familjes, kujtdo me të cilin të keni shkuar në plazh. Përkedheljani herë pas here egon duke i hedhur ndonjë shikim, por mos e bëni ‘t’i hyjë vetja në qejf’ duke ia kushtuar krejtësisht atij/asaj ditën e pushimit.
Mos u përpiqni së tepërmi
Edhe pse siç thamë është plazh, diell, liri etj. etj., kjo s’do të thotë se duhet të flirtoni në mënyrë krejt të dukshme, duke i dalë përpara orë e sekondë dhe duke e parë drejt e në sy. Kushdo të jetë, ose do të mendojë se po vdisni që ai/ajo t’ju kushtojë vëmendje, ose do trembet duke menduar që jeni të fiksuar.
Kur doni t’i bini në sy, dilni nga deti me atë pamjen ‘jam unë e s’ka tjetër në këtë plazh’
Nuk ka asgjë që të mund të tërheqë vëmendjen më shumë sesa vetëbesimi!
Pasi t’i keni kaluar përpara atij/ asaj, shkoni tek miqtë tuaj me një buzëqeshje të ëmbël, më të ëmblën që keni dhënë ndonjëherë. 
Do t’i krijohet përshtypja se edhe pse ia dini vlerat vetes, jeni një njeri i qeshur e i ëmbël.
Pasi të keni shkëmbyer shikime për njëfarë kohe, jepini sinjalin e fundit që t’ju ndjekë pas
Një shikim ashtu si shkarazi dhe nisuni vetëm për në det apo diku tjetër…me shumë gjasa do t’ju vijë nga pas. Mund të shkoni edhe ‘për të blerë diçka’ dhe befas, ta gjeni pas jush duke pritur një akullore. Kur t’ju flasë, tregohuni të qetë e të sjellshëm: nuk do të doni ta largoni!
Sigal