Shfrytëzonin për prostitucion 16-vjeçaren, arrestohen dy persona

432
Sigal

Komisariati i Policisë Lushnje, duke marrë shkas nga një emision televizë, ka arrestuar dy persona të cilët shfrytëzonin për prostitucion 16-vjeçaren.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier, menjëherë organizoi shërbimet e policisë, të cilat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e Klodian Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje, si dhe S. Muaxhiri, 18 vjeçe, banuese në Lushnje. Ndalimi i tyre u bë pasi të dy, në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar për prostitucion në rrethana rënduese shtetasen e mitur A.S., 16 vjeçe, me banim në Lushnje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Lushnje për hetim të mëtejshëm.