Shfrytëzoheshin nga njerëzit në Shqipëri, 3 arinjtë e vegjël dërgohen në Itali

917
Sigal

Tre arinj, dy meshkuj dhe një femër, u shpëtuan nga shoqatat e mirëqënies së kafshëve nga burgosja e tyre në Shqipëri pas një operacioni kompleks ndërkombëtar. Ato u morën në Itali ku do të vendosën pranë zonës së njohur si Lugina e Bardhë.

Tre këlyshët e marrë nga Shqipëria kanë tashmë një shtëpi të re në Bioparkun e Romës.

Si shfrytëzoheshin

Operacioni për shpëtimin e tre kafshëve u krye nga tri shoqata “Shpëtojmë arinjtë”, “Katër Putrat” dhe “Shpëtojmë arinjtë shqiptarë” bashkë me fondacionin e Romës në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri.

Presidenti i Bioparkut tët Romës, Federico Coccia tha: “Këto janë vëllzërit John dhe Sam dhe motra e tyre Maria, të lindur në vitin 2017, të cilën i morëm nga kushte të padurueshme të jetës. Ato mbaheshin me zinxhir dhe shrytëzoheshin për foto për të fituar para nga turistët. Madje përdoreshin edhe për të tërhequr klientët në restorante e klube”.