Sherr i madh në Pogradec, karriget fluturojnë në ajër

656
Sigal

Një sherr i madh ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Pogradecit në një lokal në qendër të qytetit.

Në sherr janë përfshirë disa persona. Përplasja ka nisur për shkak të një konflikti të  çastit dhe personat kanë hedhur mbi njëri tjetrin karrige dhe shishe. Një qytetar ka mbetur i plagosur nga sherri.

Policia ka ardhur në vendngjarje dhe ka ndaluar personin përgjegjës për lëndimin. I dyshuari po procedohet në gjëndje të lirë ndërsa i dëmtuari ka shkuar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.