Shënohet 40 -vjetori i masakrës së Spaçit, prapaskenat e dënimeve

    530
    Sigal

    Shënimet nga hetuesia e Shkodrës për dënimin e Xhelal Koprenckës dhe lista e dënuarve

    Janë mbushur plot 40 vjet nga Masakra e tmerrshme e Spaçit. Më 21 Maj 1973 shpërtheu një nga revoltat më të mëdha antikomuniste në kampin-burg të Spaçit, shpërtheu shpirti i revoltuar i të burgosurve, urrejtja e mbledhur prej vitesh nga padrejtësitë dhe trajtimet kafshërore. Një nga shkaqet kryesore të revoltës ishte torturimi nga policët e kampit i një të burgosuri i cili tentoi të arratiset. Atë e torturojnë para syve të të burgosurve gjersa i bie të fikët, pa ndjenja. Të burgosurit iu vërsulën operativit dhe turmës së policëve, të cilët ikën në panik matanë rrethimit. Truprojat hapën zjarr. U deshën pak orë që burgu kamp të rrethohej nga një mori ushtarësh. Makinat me armatime dhe sigurimsat me zinxhirë e pranga nuk kishin të sosur. Me helikopter arriti Ministri i Brendshëm. Filluan të shtënat e mitralozave, por të revoltuarit nuk donin t’ia dinin megjithëse plumbat vërshonin mbi kokët e tyre. Këta me britma e ulërima i përgjigjeshin plumbave duke thirrur:

     Poshtë Komunizmi!

     Vdekje e Diktaturës!

     Liri, Drejtësi!

    Dy orë rresht këto britma vazhduan duke lëshuar kushtrimin. Gjatë natës thyen stendat duke i vënë zjarrin veprave të Enver Hoxhës. Ju prenë furnizimin me ujë, iu bënë presione nga më të ndryshmet, por askush nuk u bind. U gjet një beze e kuqe (jorgan i një të burgosuri) e cila shërbeu si flamur, ku në mes u pikturua shkaba dykrenore. Me brohoritje u ngrit në sheshin para kampit ku rreth tij të burgosurit kënduan himnin e flamurit. Revolta vazhdoi edhe në datën 22 maj. Ministri Feçor Shehu kërkoi nënshtrimin, por mori këtë përgjigje: “S’jemi skllevër, kërkojmë drejtësi”.

    Pagjumësia, uria, etja bënë që revolta të dobësohej. Rreth orës 9, oficerë, police dhe ushtarë u futën në kamp duke përdorur të gjithë tërbimin e tyre, ku shumë të burgosur u hoqën zvarrë. Ishin këta trimat që rezistuan deri në fund, ku një numër i madh policësh u hodhën mbi ta si bisha të egra duke i goditur me leva e bishta lopatash.

    Revolta u shtyp duke izoluar 85 vetë. Të sakatuarit ishin me shumicë. Në përleshje u plagosën 3 policë. Një pjesë e të burgosurve i çuan në birucat e burgut 313  Tiranë, ku brenda 10 ditëve hetuesia mbylli 83 dosje penale.

    Dënohen me pushkatim tre intelektualë

    Mbas shtypjes së revoltës së Spaçit 1973 të burgosurve të Spaçit iu krijuan situata tepër të rënda dhune dhe e terrori, kështu që hakmarrja po kthehej në tragjedi.

    Në këto rrethana, tre intelektualë të cilët vuanin dënimin në ferrin e burgut të Spaçit, Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho  – demokratë e disidentë, secili me individualitetin e vet luftonin në mënyrën e tyre kundër diktaturës komuniste e cila i bashkoi në jetën  burgut, – i dërguan një memorandum KQ të PPSH, ku kërkohej heqja e diktatorit Enver Hoxha, i cili po e çonte kombin drejt greminës. Aq duhej për të marrë vendimin fatal. Është për t’u shënuar edhe kalvari nëpër burgje e kampe nëpërmjet ridënimeve i Xhelal Koprenckës, ashtu si edhe i shumë të burgosurve.

    Dënimi i parë 30 dhjetor 1957, si shprehje e një vale dënimesh të ndërmarra në Shqipëri pas “kundërrevolucionit” të vitit 1956 në Hungari. Gjykata Ushtarake Tiranë e dënon me 10 vjet burg, pasi ka menduar të arratiset jashtë shtetit.

    Ja shënimet nga hetuesia e Shkodrës:

    Hetuesi: – A e pranoni akuzën se gjatë vitit 1957 keni bërë përpjekje të arratiseni jashtë shtetit?

    Xhelali – Jo, nuk e pranoj, nuk kam dashur të iki.

    Hetuesi: -Atëherë na e shpjego përse jeni arrestuar?

    Xhelali: – Nuk e di përse jam arrestuar.

    Hetuesi: – Xhelal je arrestuar sepse ke pasur mendimin të arratisesh jashtë shtetit.

    Më 9 maj 1979 Gjykata e Lartë e RPSSH me Kryetar Sofokli Krongo dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë Met Rreli e Luftulla Ceka, e prokuror Skënder Brecën, dënuan me vdekje me pushkatim martirët Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangiel Lezho, heronjtë e kryengritjes së të burgosurve të burgut të Spaçit, me e fuqishmja në Shqipëri, rasti i parë ku diktatura përballet me revoltën e të burgosurve, e cila u shtyp me zjarr e hekur.

    Le te kujtojmë me nderim bashkëvuajtësit e tjerë të cilët u ridënuan nga Gjykata e Lartë:

    IrfanVrioni                 25 vjet heqje lirie

    Eduart Marashi     23 vjet heqje lirie

    Bardhosh Gjonzeneli    25 vjet heqje lirie

    Napolon Kaleci             16 vjet heqje lirie

    Sarandi Lulo                     20 vjet heqje lirie

    Ernest Kraja               15 vjet heqje lirie

    Florenç Rusi               17 vjet heqje lirie

    Nuredin Sulo                    25 vjet heqje lirie

    Gasper Gaspri                  18 vjet heqje lirie

    Thoma Bejo              12 vjet heqje lirie

    Pal Ndreca               14 vjet heqje lirie

    Lavdi gjithë atyre që iu kundërvunë diktaturës komuniste

    Dënohen “16 flamurtarët” e ngritjes së flamurit pa yll në kampin-burg të Spaçit nga Gjykata e rrethit Mirditë

    Bedri Çoku  25   vjet heqje     lirie

    Mefsln Vlaski     1§   vjet heqje     lirie

    Murat Marta 25   vjet heqje     lirie

    Neim Pashaj 16   vjet heqje     lirie

    Feti Kumanaku   25   vjet heqje     lirie

    Ndrec Çoku 20   vjet heqje     lirie

    Hasan Bibo  12   vjet heqje     lirie

    Elez Hoxha  16   vjet heqje     lirie

    Naum Uka   19   vjet heqje     lirie

    Jonuz Norja 15   vjet heqje     lirie

    Tomorr Allajbeu 18   vjet heqje     lirie

    Pal Marku    25   vjet heqje     lirie

    Dervish Sulo       20   vjet heqje     lirie

    Haxhi Bena  21   vjet heqje     lirie

    Qemal Demira)   17   vjet heqje     lirie

    Shuaip Ibrahimi  17   vjet heqje     lirie

    (Marrë nga libri: “Antologjia e krimit komunist”)

    Botim i Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës